Zyrtare: Zidane zbulon listën e lojtarëve për El Clasico

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e sotme ndaj Barcelonës, e cila luhet nga ora 22:00, në kuadër të Superkupës së Spanjës

Në mesin e 19 të ftuarve nuk është emri i mesfushorit kroat, Mateo Kovacic, i cili është i suspenduar shkaku i kartonit të kuq.

Realit në këtë takim do t’i mungojnë edhe: Jesús Vallejo, Marcos Llorente e Borja Mayoral, përcjell Express.

Ndeshja e kthimit e Superkupës do të luhet të mërkurën në ‘Santiago Bernabeu’ nga ora 23:00.

Comments

comments