​Ndërtesa e Kongresit të Manastirit të vëhet në mbrojtjen UNESCO

0
Muzeu i Alfabetit Manastir

Në historinë dhe në kulturën shqiptare Kongresi i Manastirit(1908)i konvokuar dhe i organizuar nga shoqëria “Bashkimi” prej Manastirit, e në të cilin merrnin pjesë përfaqësues të qyteteve, rretheve, klubeve dhe shoqatave kulturore, atdhetare e të tjera nga mbarë bota shqiptare, zë një vend me peshë dhe vlerë të posaçme, thekson në studimet e tij shkencore për gjuhën shqipe, Akademik Rexhep Ismajli në Prishtinë.

Tashmë është bërë një shekull nga koha kur u mbollën shkronjat e abesë së Manastirit në hapësirën e etnike shqiptare në Ballkan dhe,kur e kur fliste bota shqiptare e kohës për të korrat e begata ,aq sa sot nuk ka vepër e literaturë botërore të çdo fushe qoftë,që të mos përkthehet edhe në gjuhën shqipe,tevona nuk ka mendime dhe ndjenja që të mos shprehen dhe shkruhen në gjuhën e bukur shqipe.

Kongresi i Manastirit do të mbetët pëtgjithmonë ngjarje e madhe për të gjithë shqiptarët në trojet e veta etnike dhe të ndarë nga padrejtësitë historike,grabitja e tokave tona nga fqinjët vrastarë të kohës. Për shekullin e abecesë kemi fakte të forta shkencore e historike që nuk duhet harruar kurrë: Në Kongresin e Manastirit u vulos një herë e përgjithmonë përkatësia jonë evropiane
qenia jonë kombëtare pjesë e pandashme e Evropës, duke filluar nga shkronjat e vogla, veçoritë e shkollës sonë kombëtare shqiptare, bashkëjetesa fetare,raportët me fqinjët, stili evropian i participimit të vlerave tona me popujt në Evropë dhe botë dhe zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare ,që na ka lënë nëpër këmbë padrejtësitë historike.Në programin kombëtar të abecesë në Manastir, kombi shqiptar u integrua në Evropë tash e një shekull.

Ndonëse ndërtesa ku është mbajtur Kongresi i Manastirit dhembi i kohës dhe harresa institucionale e shtetit shqiptar si dhe ato shqiptare në Maqedoni,përditë po vjen duke u shkatërruar para syve tanë,i bëjmë thirrje publike Tiranës zyrtare, bartësve institucional të partive politike shqiptare në Maqedoni dhe Prishtinës, që kjo ndërtesë e abecesë në Manastir të vëhet në mbrojtjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë(UNESCO).

Kjo ndërtesë si trashëgimi jona kombëtare, gjuhësore e kulturore në Manastir paraqet realizimin e vizionit për kthim në Evropë,që për ne edhe sot,mbetët synim parësor. Kujtoj se zyrtarët në UNESCO duhet të kuptojnë dhe miratojnë të dhënat historike se shenja grafike të alfabetit shqip,për të cilat u vedos në Kongresin e Manastirit, e shprehin kur e kur participimin tonë në bashkëjetesë me civilizimin evropianë.Në rrjedhë të fakteve historike ky orientim historik besojmë se është i qartë për këtë institucion të OKB-së, ndonëse kombi shqiptar si një ndër popujt më të lashtë në Ballkan dhe në Evropë, qendruan dhe përballuan trysnitë për përvetësim të alfabeteve me frymë filoturke,arabe apo filogreke dhe u përcaktuan të ecin rrugës së qytetërimit evropianë, duke u përcaktuar për alfabetin latin.

Për fund thirrje për UNESCO:Merreni pranë vetës trashëgiminë e gjuhës së lashtë shqipe dhe shpetoje në mbrojtjen Tuaj ndërtesën ku u mbajt Kongresi i Manastirit (1908) Kongresi i abecesë i kombit të lashtë shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan.

Skënder Karaçica