​Nëna ua shet djalin 9-vjeçar pedofilëve në Gjermani

Nëna e tij (47) dhe partneri i saj i jetës (37) përdhunuan djalin e tyre për vite me radhë dhe ua shitën pedofilëve në internet.

Në Gjermani, në Baden-Württemberg, një nënë dhe partneri i saj pedofil përdhunuan fëmijën e tyre dhe ua shitën pedofilëve në internet. Me sa duket më shumë meshkuj shfrytëzuan nëntëvjeçarin, shkruan gazeta “Kleine Zeitung”.

Pas një interviste anonime në shtator të vitit të kaluar, djali u lirua më në fund. Çifti që nga atëherë ndodhet në burg. Partneri i nënës me çrregullime mentale tashmë ishte dënuar për pedofili. Djali i tyre tani jeton nën kujdesin shtetëror.

Fakt tjetër tronditës është se ata kishin shitur disa herë të birin brenda dhe jashtë Gjermanisë

Ende nuk ka detaje se në çfarë lloj torturash ka kaluar djali i gjorë.