​Serie-A thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Liga italiane e futbollit Serie A do të mbajë një Asamble të jashtëzakonshme sot, pas njoftimit të djeshëm për krijimin e Superligës Evropiane. “Il Corriere dello Sport” pretendon se Roma mund të ftohet të bashkohet me klubet themeluese Juventus, Milan dhe Interin në Superligë.

Roma nuk e ka konfirmuar ftesën, dhe gjithçka mbetet e heshtur në Trigoria përpara një Asambleje të jashtëzakonshme të planifikuar nga Lega Serie A këtë pasdite.

Takimi thuhet se do të vlerësojë pozicionet e klubeve të ndryshme që duket se janë kundër formimit të kësaj gare të re, pasi do të dëmtonte të ardhurat nga të drejtat e TV-së. Drejtori gjeneral i Sassuolos Giovanni Carnevali konfirmoi se klubet do të marrin pjesë në mbledhje sot dhe dëshiron një shpjegim nga klubet e përfshira në turneun e ri./ATV