​Shkatërrohet Super-Toka (Foto)

0

Proxima b ishte menduar të jetë njëri ndër shpresat më të mira për të gjetur jetën jashtëtokësore kur ishte zbuluar para dy vjetësh.

Ekspertët besonin se gjeneratat e ardhshme do të ishin në gjendje për të krijuar një fluturake tepër të shpejtë, e cila do të mund të shkonte në planetin misterioz për eksplorime në sipërfaqen e tij.

Por, duket se një gjë e tillë mund të jetë tepër vonë.

Studimet e reja sugjerojnë se një flakë e madhe solare vitin e kaluar ka zhdukur çdo gjurmë të planetit, të cilin shkencëtarët e përshkruan si “Toka 2.0”.

Drita nga Proxima Centauri ishte njëmijë herë më e ndritshme se sa një yll normal dhe dhjetë herë më e ndritshme se sa flakët më të gjata të Diellit tonë.

Astronomët besojnë se Proxima b mund të jetë goditur me një rrezatim 4 mijë herë më të vdekjeprurës se sa flakët e Diellit.

Proxima b, e cila “konsiderohej” Toka e dytë, është katër vjet drite larg nesh dhe besohej të përmbajë ujë dhe jetë. Kjo për shkak se ajo kishte një distancë të duhur nga ylli i saj.

Temperaturat në këtë planet kanë mundur të variojnë nga minus 90 deri 30 gradë Celsius. Studiuesit ishin në dijeni se çdo lloj jete e mundshme e zhvilluar në këtë planet do ta kishte të vështirë të mbijetojë për shkak të rrezeve ultraviolet dhe rrezatimeve nga Proxima Centauri./KosovaPress/