​Ylli i Atleticos: E refuzova ofertën e Real Madridit

0

Real Madridi kishte bërë ofertë për ta transferuar Lucas Hernandezin e Atletico Madridit. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetëm mbrojtësi francez.
Hernandez ka bërë të ditur se e kishte refuzuar mundësinë për të luajtur për rivalët e qytetit të Atletico Madridit, Real Madridin. Megjithatë, ai nuk e ka mohuar mundësinë e largimit nga klubi i tij në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

Vëllai më i vogël i tij, Theo, tashmë është transferuar në Real Madrid. Ai u largua nga Atletico në vitin 2017. Marrëveshjet mes dy klubeve madrilene nuk janë të zakonshme, mirëpo transferimi i Theos u lejua më lehtë pasi që ai nuk kishte luajtur asnjëherë për ekipin e parë të Atleticos.

“Nuk i dhashë shumë rëndësi kësaj oferte. Isha 100 për qind i përqendruar në klubin tonë, ku tanimë kam nënshkruar kontratë të re”, ka thënë Hernandez.

“Agjenti im më tregoi për këtë ofertë. Kur më tha se kam mundësi të shkoj në Real Madrid, i thashë se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Atletico është klubi im, një skuadër që më ka dhënë gjithçka. Jam një person i sinqertë dhe nuk mund të shkoja në Real Madrid”.

“Shpresoj se do të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, por futbolli lëviz shumë shpejt. Ndoshta do të kem ndonjë ofertë të cilën nuk mund ta refuzoj”.

Lucas kishte startuar në të gjitha shtatë ndeshjet e Francës në turneun e Kupës së Botës në Rusi, si dhe është ftuar nga Didier Deschamps edhe për ndeshjet e radhës kundër Islandës dhe Gjermanisë.

Komentet

komentet