1.037.309 qytetarë të regjistruar deri më sot në Maqedoninë e Veriut

Gjithsejt 1.037.309 qytetarë, 323.286 amvisëri dhe 438.705 banesa janë regjistruar deri mbrëmë në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë.

Kjo u bë e ditur sot nga Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell INA. Sipas njoftimit, në diasporë deri më tani janë regjistruar 193.370 qytetarë.
Regjistrimi i popullsisë që filloi më 5 shtator do të zgjas deri më 30 shtator. (INA)