1/3 e shqiptarve jetojnë dhe punojnë në një shtet të BE-së, ja arsyet

0

Sipas të dhënave të Eurostat mbi lejet e qëndrimit të lëshuar nga vendet e BE-së shqiptarët janë të parët në rajon për numrin më të lartë të individëve të pajisur me leje qëndrimi.

Thuajse një e treta e popullsisë shqiptare ka zgjedhur të jetojë dhe punojë në një nga shtetet e BE-së. Eurostat publikoi të dhënat mbi lejet e vlefshme të qëndrimit të qytetarëve jo-europianë, duke i kategorizuar sipas arsyes pse është dhënë kjo leje. Mbi 867 mijë shqiptarë kanë qenë të pajisur me një leje të tillë në 2017-n, viti i fundit me të dhëna të përditësuara nga të gjitha shtetet anëtare. Greqia dhe Italia kanë lëshuar pjesën më të madhe të këtyre lejeve, 94% të totalit të tyre. Pjesa tjetër janë lëshuar nga Gjermania, 3% e totalit, ndërsa në Belgjikë, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, përkatësisht nga 1% e lejeve të tjera të dhëna për shqiptarët nga vendet e BE-së.Të parët në rajonNjë nga sfidat më të mëdha që po përballen vendet e rajonit perëndimor është emigrimi, ku largimi i popullsisë po cenon rritjen ekonomike dhe rënien e produktivitetit të këtyre vendeve. Por duket se plagën më të madhe të këtij fenomeni e ka Shqipëria. Sipas të dhënave të Eurostat mbi lejet e qëndrimit të lëshuar nga vendet e BE-së dhe përllogaritjet e ‘Monitor’ bazuar në numrin e popullsisë, shqiptarët janë të parët në rajon për numrin më të lartë të individëve të pajisur me leje qëndrimi.Për çdo 1000 banorë në Shqipëri, janë dhënë nga vendet e Bashkimit Europian rreth 302 leje qëndrimi për arsye të ndryshme. Kjo është një shifër gati dy herë më e lartë se në Kosovë, vendi i dytë i Ballkanit Perëndimor për sa u përket të pajisurve me leje në një nga vendet e komunitetit europian. Në Kosovë, për çdo 1000 banorë, BE-ja ka pajisur me leje qëndrimi 166 individë nga Kosova.Ndërsa në vend të tretë renditet Bosnja, ku ky raport është 109 leje/1000 banorë që jetojnë aktualisht në Bosnjë. Kjo do të thotë se për çdo boshnjak të pajisur me leje qëndrimi në BE, ka 3 shqiptarë të pajisur me leje. Ndryshe nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja janë vende të cilat kanë pasur konflikte të përgjakshme dhe emigracioni ka qenë një fenomen mjaft i përhapur, si vende të dala nga lufta.Në Maqedoninë e Veriu, lejet e qëndrimit për 1000 banorë në 2017-n përllogariten të jenë 99. Më pas ndiqet Serbia me 69 leje qëndrimi për çdo 1000 banorë. Mali i Zi është vendi me numrin më të ulët të lejeve të qëndrimit në raport me popullsinë, ku sipas Eurostat në 2017-n ishin lëshuar 47 leje/1000 banorë atje.