Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë ka bërë të ditur edhe koston e projekteve Korridori 8 dhe ai 10.
“1.3 miliardë euro ose 12 milionë euro për kilometër do të kushtojë projekti për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10, që duhet të shtrihet nga Tetova deri në Qafë Thanë”, deklaroi Grubi në emisionin “24 Analiza” në TV24, duke shtur se çmimi është nën mesataren e autostradave të ndërtuara në rajon, ku çmimi për kilometër autostradë shkon deri në 19 milionë euro.
Sipas tij, paratë për këtë projekt infrastrukturor do të ndahen nga buxheti i shtetit, edhe ate 250 milionë euro në vit.
“Po flasim për ndërtimin e 110 km autostradë. Nga korridori Tetovë deri në Gostivar do të kemi tri korsi në anën e majtë dhe të djathtë. Në pjesën nga Gostivari në Kërçovë do të lidhet me autostradën që po ndërtojnë kinezët. Pas Trebenishtes do te ndertohet nje autostrade tjetër. Shqipëria tashmë po ndërton, ndaj ky projekt do të na lidhë me Tiranën, Durrësin dhe portin e thatë në Durrës”, theksoi Grubi. (INA)