1.393 raste aktive me COVID-19

0

Në Kosovë, janë aktive 1.393 raste me COVID-19, që nga 13 marsi kur janë shfaqur rastet e para deri tani të prekur ishin 16.606 persona, njofton Klan Kosova.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi është 652, ndërsa i të shëruarëve 14.561.

Gjatë ditës së djeshme në vend janë shfaqur 104 raste të reja, 42 të shëruar dhe 2 të vdekur.

Rastet pozitive ishin nga komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.