1.7 milionë vende të lira pune, Gjermania ka si cak fuqinë e re punëtore nga Ballkani

Autoritetet gjermane vlerësojnë se ka mbi 1,7 milionë vende të hapura punë që nuk i plotësojnë dot.

Shumica e punëtorëve nevojiten në transportin ajror, hoteleri dhe shëndetësi. Për këtë arsye, qeveria dëshiron ta bëjë importin e burimeve njerëzore nga Ballkani më të lehtë.

Kjo konfirmohet nga një infermiere nga Serbia, që u zhvendos në Gjermani 3 vite më parë.

“Punoj në një klinike të mirë dhe moderne, që vuan nga mungesa e stafit. Ky është problemi kryesor në Gjermani”, thotë Katarina Tešić, infermiere serbe.

Sipas të dhënave të organizatës gjermane GIZ, rreth 250 mijë qytetarë serbë jetojnë në Gjermani.

“Gjithçka nisi në 2013-n, kur politikat gjermane për emigracionin lejoi mërgimin e personave të kualifikuar, jo domosdoshmërisht të shkolluar, por që mund të kryejnë profesione dytësore aty ku ka boshllëqe”, shprehet Milica Ljeseviq, nga organizata GIZ.

Kandidatët duhet të plotësojnë 3 nga 4 kriteret e kërkuar: një diplomë ose trajnim profesional të njohur nga Gjermania, tre vjet eksperiencë në fushën e kërkuar, aftësi gjuhësore ose qëndrim i mëparshëm në Gjermani dhe të mos jenë mbi 35 vjeç./Lajmpress