1 vit nga tërmeti tragjik, Rama: Ditët më të çmendura të jetës time! Çdo krizë është një mundësi e re

0

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një mesazh për shqiptarët që kaluan një tmerr të vërtetë një vit më parë, ku orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit u goditën nga tërmeti që la pas 51 viktima dhe mijëra banesa të shkatërruara.

“I paharruar kujtimi i viktimave të tragjedisë së një viti më parë Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira është e gjitha përpara nesh Si një familje” kështu ka zgjedhur kryeministri Rama që të përkujtojë viktimat e tërmetit.

Sot një vit nga tërmeti 6.4 ballë që goditi vendin dhe shkaktoi 51 viktima, Rama deklaron se Shqipëria pati aq shumë miq në atë moment të zymtën ku u arrit që në Bruksel të mblidheshin mbi një miliard për ndihmë në Shqipëri.

Kryeministri ka deklaruar se për të kanë qenë ditët dhe netët më të çmendura të jetës së tij. Megjithatë sipas Ramës, çdo krizë është një mundësi e re. Ndërkohë ka shtuar se njerëzit kanë filluar të kthehen pak nga pak në banesat e reja.