10 arsye pse maqedonasit duhet ta mësojnë dhe të mos e urrejnë gjuhën shqipe

Picture of INA
INA

10/06/2025

Muhamer Pajaziti

Shumica e maqedonasve, ndonëse kanë bashkëjetuar për shekuj me shqiptarët, ende refuzojnë ta mësojnë gjuhën e tyre. Jo vetëm që nuk tregojnë interes për të mësuar shqipen, por shpesh e urrejnë dhe e kundërshtojnë hapur atë.

Vetëm gjatë dekadave të fundit, kjo është dëshmuar me shumë aksione policore të dirigjuara nga institucionet shtetërore.

Mbyllja e dhunshme e shkollave të mesme shqipe gjatë viteve të 80-ta, ndalimi i emrave shqip, refuzimi për hapjen e universitetit të parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, emërtimi i rrugëve, shesheve, mbishkrimet, komunikatat vetëm në gjuhën maqedone- etj.

Këto metoda represive nuk e kanë dëmtuar gjuhën shqipe – përkundrazi, ajo ka mbijetuar për mijëra vjet ndaj perandorive të mëdha – por kanë dëmtuar vetë maqedonasit dhe shoqërinë në përgjithësi. Kjo energji negative ka ndikuar në rritjen e ndasive dhe varfërimin kulturor e ekonomik të gjithë rajonit.

Nëse maqedonasit do të ndryshonin mendësinë dhe ta përqafonin shqipen si një pasuri të përbashkët, përfitimet do të ishin të shumta. Më poshtë paraqes 10 arsye pse ata duhet ta mësojnë dhe ta respektojnë gjuhën shqipe:

1. Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra të familjes indo-evropiane
Ajo përfaqëson një trashëgimi të çmuar gjuhësore dhe kulturore në Ballkan dhe më gjerë.

2. Komunikimi me bashkëqytetarët shqiptarë bëhet më i lehtë dhe më i ndershëm
Njohja e shqipes zhduk paragjykimet dhe stereotipet, duke ndërtuar ura mirëkuptimi.

3. Diversiteti gjuhësor është pasuri për çdo shtet demokratik
Përdorimi dhe njohja e gjuhëve të ndryshme e bën një vend më të hapur dhe më atraktiv.

4. Hapje më e madhe në tregun e punës
Njohja e shqipes krijon mundësi punësimi në kompani shqiptare në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës.

5. Mundësi për të themeluar biznese në trevat shqiptare
Gjuha ndihmon në krijimin e lidhjeve ekonomike dhe hapjes së tregjeve të reja.

6. Qasje në literaturën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare
Studiuesit dhe akademikët fitojnë një horizont më të gjerë studimi.

7. Lehtësi në udhëtime dhe turizëm
Gjuha ndihmon në orientim, shërbime më të mira dhe një përvojë më të pasur turistike.

8. Mendje më e hapur
Njohja e një gjuhe tjetër ndihmon në zhvillimin e tolerancës, empatisë dhe respektit për dallimet.

9. Nxit tolerancën ndëretnike
Kur njeh gjuhën e tjetrit, e njeh edhe shpirtin e tij. Kjo sjell mirëkuptim dhe bashkëjetesë më të shëndetshme.

10. Shton ndjenjën e lumturisë dhe përmbushjes personale
Të mësosh një gjuhë të re është një pasuri personale që sjell kënaqësi, vetëbesim dhe mundësi të reja në jetë.

TË FUNDIT

Zv/ministrja Sadiku sqaron statusin e shpërblimit për karateistin Berat Jakupi

ASH: Ministri Azir Aliu e nisi mandatin me spastrimin etnik të shqiptarëve në Komisionin Nacional për Diabetin

Arbër Ademi i reagon kryeministrit: Unë jam shqiptar, jam pjesë e këtij shteti dhe nuk kam ndërmend të hesht

Sllaveski: Nuk është turp puna shtesë për pagë minimale, edhe unë kam punuar në supermarket

Cila është pasuria e ministrit të ri të Shëndetësisë, Azir Aliu (DOKUMENT)

ASH-Taravari: Qeveria po e shtynë Ligjin për Përfaqësim drejt një agonie pa fund

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË