10 arsyet pse Ramush Haradinaj meriton të bëhet President i Kosovës

0

Muhamer Pajaziti

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj këtyre ditëve ka shpallur kandidaturën e tij për president të vendit. Kjo kandidatur ka ngjallur polemika të shumta dhe dilema se a është figura e tij prej gjenerali dhe një politikani veteran e denjë për këtë postë?

1.Haradinaj në të gjitha periudhat kohore ka dëshmuar se është liderë dhe se ka gatishmërinë për të sakrifikuar edhe familjen në betejat për Kosovën.

2. Në vitin 2004-2005 për herë të parë është zgjedhur kryeministër i Kosovës. E ka braktisur këtë karrige për të dëshmuar pastërtinë e luftës së UCK-së. Më pas disa herë është ftuar nga Gjykata e Hagës, por sërish ka dal i pafajshëm.

3. Njehë gjuhën angleze, gjermane dhe frënge si dhe gjatë përvojës së gjatë politike e ushtarake ka raporte të mirë me shumë diplomat të njohur në arenën ndërkombëtare.

4. Gjatë mandatiti si kryeministër kishte kontributin kryesor në krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

5. Bëri Ligjin e Trepcës, ju kundërpërgjigjë Serbisë me taskën 100 për qind, bëri rritjen e pagave dhe dhe u zotuar ta forcoj Kosovën në aspektin ekonomik.

6. Harandinaj forcoi pozicionin e Kosovën edhe në dialogun me Serbinë, duke kërkuar një zgjidhje finale që do përfshinte njohjen reciproke.

7. Ndaloi ndarjen e Kosovës

8. Në kohën kur Serbia po kërcënon me luftë, si president ai do të ishte komandant supreme i forcave të armatosura, detyrë të cilën do ta bëntë më se miri.

9. Nuk është analistë, por politikanë që merr vendime, qoftë edhe në momentet më të vështira.

10. I njeh mirë zhvillimet në trevat ku jetojnë shqiptarët, sidomos në Maqedoni ku kontribuoi në luftën për lirit në vitin 2001 si dhe në Luginë të Preshevës.

Por, a ka bërë gabime Haradinaj. Gjatë qeverisjes së fundi ai ka bërë edhe lëshime, duke u munduar që ti kënaqë apetitet e militantëve partiakë dhe të partnerëve të koalicionit. Për këtë arsye, kabineti i tij kishte shumë zv.ministra, pastaj i kishte rritur pagën vetes, por nuk mund të mohohet se ka për pak kohë ka marrë shumë vendime dhe ka qeverisur më mirë se të gjithë.