10 mijë euro për t’u bërë shtetas i Kosovës, arrestohen dy persona

Iliria News Agency
Iliria News Agency

27 Prill, 2023

Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohen se kanë bërë regjistrimin e njërit nga të dyshuarit si shtetas të Republikës së Kosovës në mënyrë të kundërligjshme.

I dyshuari me iniciale A. R. viti i lindjes 1978, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në këmbim të regjistrimit të tij si shtetas i Republikës së Kosovës në Komunën e Vitisë, kishte paguar shumën prej dhjetë mijë euro përmes një të dyshuari tjetër i cili ndodhet në kërkim policor, me qëllim të regjistrimit të tij në sistemin elektronik të gjendjes civile, duke u pajisur kështu me dokumente personale si: certifikatë, ekstrakt të lindjes dhe letërnjoftim nga ana e të dyshuarit mashkull kosovar me inicialet M. D. viti i lindjes 1962.

Lidhur me rastin personat e dyshuar të identifikuar janë intervistuar, ku ndaj të dyshuarit të parë është iniciuar rasti ‘dhënie e ryshfetit’ si dhe i është sekuestruar letërnjoftimi i Republikës së Kosovës e po ashtu i është anuluar regjistrimi nga Drejtoria e Administratës/Sektori i Gjendjes Civile, Viti.

Ndaj të dyshuarit të dytë i cili ka kryer shërbimin e regjistrimit të kundërligjshëm të të dyshuarit të parë është iniciuar rasti ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe pas aktvendimit të prokurorit kompetent mbi ndalim, që të dy janë dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

osmani-kurti-makron-macron

Macron: Autoritetet e Kosovës mbajnë përgjegjësi për trazirat që janë rritur ndjeshëm

Kristofer-Hill

Hill: Prishtina do t’i bartë pasojat sepse nuk i dëgjoi këshillat e SHBA-së

Albin-Kurti-5

Kurti: I brengosur, por jo i frikësuar nga sanksionet e SHBA-së

sander lleshi

Ish-ministri i brendshëm shqiptar: Gjeni një numër telefoni të Albin Kurtit

glauk konjufca

Konjucfa: Amerika nuk po na kupton mirë, s’është hera e parë që po qortohemi

Ursula-von-der-Leyen

Von der Leyen: Valët goditëse të agresionit të Putinit kanë arritur në Ballkanin Perëndimor

Albin-Kurti1

Mbaron takimi Kurti-Borrell-Lajçak, Kryeministri jep rrugëzgjidhje për veri

edi-rama-bruksel

Rama: Ushtria serbe në kufi të Kosovës ka fuqi të barabartë me zero

kfor leposaviq zvecan

Kreu i komunës së Leposaviçit prej 50 orësh në zyrë

INFO

NA NDIQ