10 mijë punonjës të lojrave të fatit në Maqedoni: Mos na detyroni të ikim jashtë shtetit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13/02/2023

Punonjësit e lojrave të fatit, kryesisht kazinove në Maqedoninë e Veriut protestuan kundër propozimeve për mbylljen e tyre apo vendime tjera për dislokime.

Sipas tyre një vendim i tillë do të lë pa bukë mbi 10 mijë punonjës në këtë sektorë biznesi.

“Nuk ka dyshim se shteti, çdo individ dhe familje ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur të miturit dhe për të krijuar të gjitha parakushtet për rritjen e rinisë së shëndetshme. Ne nuk jemi kundër zgjidhjeve ligjore që shkojnë në këtë drejtim. Por ne jemi kategorikisht kundër ndryshimeve ligjore të motivuara politikisht që do të mbyllin një degë të ligjshme ekonomike që do të shkaktojë automatikisht organizimin e lojërave të paligjshme të fatit. Është koha të braktisim populizmin dhe të fillojmë të flasim me fakte! Të gjithë aktorët me përgjegjësi shoqërore duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk ka asnjë shembull në një mjedis ku heqja e lojërave të fatit nuk ka shkaktuar kumar të zi”, theksuan ata.

Sipas tyre, qeveria a është e vetëdijshme dhe e aftë të parashikojë se çfarë do të ndodhë dhe sa objekte të egra të lojërave të fatit do të lindin kur të mbyllen lokalet legale të lojërave të fatit?

“I bëjmë thirrje Lëvizjes Antibixhozit nga Tetova që të ndalojë përhapjen e demagogjisë por t’i shpjegojë opinionit nëse dhe kujt po ia mbrojnë interesat e biznesit?”, theksojnë punonjësit e lojrave të fatit përmes një proteste.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KSHZ-Komisioni

Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

DASH departamenti amerikan

Korrupsioni i rëndë qeveritar dhe dhuna ndaj gazetarëve – raport i DASH për Maqedoninë e Veriut

pasaporta dokumente personale

Dhe në ditën e votimit, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin dokumentet e tyre personale

zgjedhje maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, të drejtë vote kanë 1.814.317 qytetarë

pompa-benzines-derivatet-naftes

Nga mesnata këto janë çmimet e derivateve të naftës

inbound9208091233378029311

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

vjosa osmani okb grate e dhunuara

OKB-ja tentoi të bllokojë pjesëmarrjen e grave të mbijetuara gjatë luftës, Osmani refuzoi të merrte pjesë pa to

izet

Mexhiti: Zullumi është trashë, do të këputet kësaj rradhe

gashi

Gashi: Taravari, kandidati i vetëm që përfaqëson shqiptarët

INFO

NA NDIQ