10 milionë euro, klubet e Serie A bëjnë gati “çekun” për Mario Mitajn

Picture of ina-online
ina-online

22/06/2024

Mario Mitaj padiskutim është një nga talentet e kombëtares shqiptare. Mbrojtësi i majtë pavarësisht moshës së re ia ka dalë të fitojë një fanellë titullari te kuqezinjtë, madje të jetë i “paprekshëm” në 11-tëshen e Sylvinhos.

Paraqitjet e tij sigurisht kanë “çmendur” ekipet “big” dhe në Serie A janë mbi 3 skuadra që kërkojnë 20-vjeçarin.

Mitaj aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Moskës, me të cilët ka kontratë deri në qershor të vitit 2027.

Në këto kushte skuadra ruse duke parë interesimet për Mitaj është gati të mbushë arkat me shitjen e tij.

Ekipe si Juventusi, Lazio apo Bologna kanë mësuar edhe çmimin që kërkon Lokomotiva për shërbimet e 20-vjeçarit.

Çdo ekip që dëshiron transferimin e mbrojtësit duhet të bëjë gati “çekun” prej 10 milionë eurosh.

Shifër kjo që sigurisht nuk shihet të jetë problem për skuadrat italiane dhe gjatë kësaj merkatoje mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e shqiptarit.

Pavarësisht gjithçkaje, një gjë është e sigurtë, se e ardhmja e Mitajt do të jetë e ndritur dhe se 20-vjeçari do të jetë një lider i padiksutueshëm kudo, pasi luan si një veteran.

TË FUNDIT
7 orë
Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit
8 orë
Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A
8 orë
Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit
8 orë
Lukaku fshin nga rrjetet sociale fotot me ish-skuadrat e tij… Napoli tani më pranë
8 orë
Araujo operohet në Finlandë, rikthimi te Barcelona pas festave të fundvitit!...

ME TE LEXUARA

1 ditë
"Do largohem kur Reali të lodhet me mua", Ancelotti: Mbappe? Do t'i gjej një vend, do ta fus diku
1 ditë
Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri
1 ditë
Hansi Flick: Shumë pasion te Barcelona, duam t’i bëjmë njerëzit të lumtur
8 orë
Florentino Perez është më i suksesshmi, por jo më i pasuri! Ja presidenti që udhëheq listën e “Forbes”
8 orë
Araujo operohet në Finlandë, rikthimi te Barcelona pas festave të fundvitit!...
8 orë
Lukaku fshin nga rrjetet sociale fotot me ish-skuadrat e tij… Napoli tani më pranë

LEXO MË SHUMË

manaj

Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit

osimeh

Osimhen për të thyer rekordin? Shitjet më të shtrenjta të Serisë A

mbappe mbape

Real pritet të shesë 4 milionë fanella të francezit në vit

lukaku

Lukaku fshin nga rrjetet sociale fotot me ish-skuadrat e tij… Napoli tani më pranë

araujo

Araujo operohet në Finlandë, rikthimi te Barcelona pas festave të fundvitit!…

perez real

Florentino Perez është më i suksesshmi, por jo më i pasuri! Ja presidenti që udhëheq listën e “Forbes”

Hans flik hansi flick

Hansi Flick: Shumë pasion te Barcelona, duam t’i bëjmë njerëzit të lumtur

keidi bare

Keidi Bare mbetet në Spanjë, gati firma me klubin e ri

anceloti

“Do largohem kur Reali të lodhet me mua”, Ancelotti: Mbappe? Do t’i gjej një vend, do ta fus diku

INFO

NA NDIQ