10 minuta pas Metës, ndërhyn Rama

0

Pak minuta pasi Presidenti i Republikës Ilir Meta replikoi në distancë me kryeministrin, duke i kujtuar se arsyet e mosdekretimit prej tij të Sandër Lleshit janë të mbështetura në Kushtetutë, ka reaguar në Tëitter kreu i qeverisë, Edi Rama.

Rama ka shkruar: “Sapo kam rifirmosur për ridërgim kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit Ministër i Brendshëm, drejtuar Presidentit të Republikës. Bashkëngjitur do t’i dërgohet Presidentit edhe një relacion i detajuar shpjegues, në funksion të dekretimit të Ministrit të Brendshëm.”

“Përsa i përket anës ligjore, pa dashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorëve, diletantë apo të njëanshëm, do t’i ftoja edhe njëherë të lexojnë Kushtetutën, kompetencat e Presidentit; akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek Presidenti. Dhe, të gjithë atyre që mendojnë se dekretimi nuk ëshë një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite se Presidenti mund të kthejë prapë mbrapa një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë një dekret të Presidentit për një ministër?! Sepse edhe kjo është nuk është shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës. Kështu që më lini t bëj detyrën time, me përgjegjëshmëri të plotë dhe si gjithmonë.”

Pyetje: A do t’i drejtoheni parlamentit për të shpjeguar arsyen e plotë të mosdekretimit të ministrit?

Meta: Unë jam mjaft i lidhur me Parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti, kështu që parlamenti për mua është gjithçka.