10 nënshkrimet më të mëdha të Juventus

0

Cristiano Ronaldo është lojtari i 11-të më i shtrenjtë që ka blerë ndonjëherë Juventus në histori. Sulmuesi portugez nënshkroi një kontratë katërvjeçare me “Zonjën e Vjetër”, për 30 milionë euro në sezon, ndërsa kampionët në fuqi shpenzuan 105 milionë euro për të marrë shërbimet e tij. Pesë herë triumfuesi i “Topit të Artë”, nuk është lojtari i parë që Juventus ka shpenzuar shumë për të blerë kartonin e tij. Janë edhe 10 lojtarë të tjerë për të cilët gjigantët e Serie A kanë paguar një shumë të majme për t’i sjellë në “Allianz Stadium”.

“El Pipita”, u transferua nga Napoli në 2016-ën për 90 milionë euro.
Gianluigi Buffon ka qenë pjesë e Juventus prej 17 sezonesh ku ka zhvilluar 656 ndeshje ndërsa këtë vit u transferua te PSG
Lilian Thuram ka luajtur për katër sezone (165 ndeshje) si bardhezi dhe ka fituar katër herë titullin kampion
Pavel Nedved ka luajtur tetë sezone me bardhezinjtë dhe ishte një nga lojtarët më të dashur në Torino.
Juve nënshkroi këtë gjithashtu verë me mbrojtësin e djathtë që ishte i huazuar te Inter.
Douglas Costa ishte i huazuar nga Bayern Munchen, por ekipi vendosi që të blejë kartonin e tij për shkak të formës së tij pozitive që tregoi me fanellën bardhezi.
Federico Bernasdeschi u bë pjesë e Juventus sezonin e shkuar, por rendimenti i tij është larg nga çmimi për të cilin është paguar.
Paolo Dybala, u bë pjesë e klubit torinez në 2015-ën, ku për tri sezone ka shënuar 76 gola.
Miralem Pjanic, është një nga lojtarët më të rëndësishëm te “Zonja e Vjetër”.
Emerson erdhi nga Roma dhe luajti dy sezone me Juventus para se të shkonte te Real Madrid.