10 shtetet që prodhojnë dhe shesin më shumë kanabis, Shqipëria renditet e 7-ta në botë

Shqipëria renditet e vendin e 7 nga 154 vende të botës për prodhimin dhe shpërndarjen e drogës sipas një raporti botëror të drogës për vitin 2022, publikuar nga zyra e OKB për krimin dhe drogën.

Raporti shqyrton gjendjen e kultivimit të drogës në vende në mbarë botën. Shqipëria renditet e 7-ta pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit.

Shqipëria është mbi Kirgistanin, Iranin, Nepalin dhe Indinë, duke u bërë kështu 11 vendeve kryesore për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit.

Nga ana tjetër, Shqipëria mban vendin e parë në rajonin e Europës Juglindore për kultivimin e kanabisit, i cili eksportohet ose përdoret brenda për brenda vendit. Pas Shqipërisë erdhën Turqia, Rumania dhe Bullgaria.

Në raport vendi ynë është përmendur edhe për të ashtuquajturën rrugë ballkanike për trafikimin e heroinës, e cila fillon në Pakistan dhe kalon përmes Sirisë, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë përpara se të vazhdojë në vendet e Evropës Perëndimore.

Sipas raportit të OKB-së, legalizimi i kanabisit në disa vende ka kontribuuar në rritjen e përdoruesve të kësaj droge edhe pse shpesh pretendohet se legalizimi ka një efekt të kundërt. Ai gjithashtu raporton një rritje të përdorimit të kokainës, drogave sintetike dhe mangësi në mekanizmat e trajtimit të problemeve me drogën, veçanërisht për gratë./Shqiptarja.com