10 skuadra shqiptare në arenën europiane, ja kur do të luhen duelet e kthimit

Picture of INA
INA

14/07/2023

Plotë 10 skuadra shqiptare marrin pjesë në turin e parë kualifikues në arenën europiane (Champions League dhe Konference League), teksa kërkojnë një biletë për në raundin pasardhës.

Me përjashtim të Shkupit, që triumfoi me rezultatin 0-5 në transfertë duke hipotekuar kualifikimin, gjithçka duket e hapur në duelet e tjera.

Për sa i përket axhendës së sfidave të kthimit. Të martën e 18 korrikut, në fushë do të zbresin Struga e Shpëtim Duros, që do të ketë përballë Zalgirisin e Lituanisë, duke filluar nga ora 17:00, ndërkohë që në orën 20:00, Partizani do të luajë duelin e kthimit në Hungari ndaj BATE Borisov. Të dyja skuadrat shqiptare, do të luajnë shanset e tyre në Champions, ndërkohë të mërkurën e 19 korrikut, do të jetë radha e Ballkanit të Ilir Dajës, që pas triumfit 2-0, në duelin e parë në Prishtinë, do të kërkojë të menaxhojë epërsinë, për të siguruar kualifikimin.

Teksa të enjte e 20 korrikut, do të zbresin në fushë edhe 7 skuadrat e tjera shqiptare, në duelet e kthimit të Ligës së Konferencës, duke filluar me Dukagjinin e Dallkut, në orën 17:00, për të vijuar me Tiranën në orën 19:00, më pas në orën 20:00 do të luajnë Egnatia dhe Gjilani, teksa në orën 20:45 do të jetë radha e Vllaznisë dhe Shkëndijas, dueli më i vonët, është ai i orës 21:00, Shkupi-Hegelman.

18.07.2023

Struga-Zalgiris 17:00 (0-0)

BATE-Partizani 20:00 (1-1)

19.07.2023

Ludogorets-Ballkani 20:00 (0-2)

20.07.2023

Europa-Dukagjini 17:00 (1-2)

Dinamo Batumi-Tirana 19:00 (1-1)

Egnatia-Ararat Armenia 20:00 (1-1)

Gjilani-Progres 20:00 (2-2)

Haverfjordest-Shkëndija 20:45 (0-1)

Vllaznia-Linfilld 20:45 (1-3)

Shkupi-Hegelman 21:00 (5-0)

PANORAMASPORT.AL

TË FUNDIT

Taravari: Kjo periudhë e emocioneve kalon për 6-7 ditë, ia kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it

Gjermania dëboi rreth 1.400 persona në RMV gjatë vitit 2024, mbi 2.000 u larguan vullnetarisht

“Dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 12 milionë denarë”, Policia Financiare me kallëzim penal për evazion fiskal ndaj një personi

Ibrahimi ‘godet’ Taravarin, akuza për me BDI-në

8 muaj larg vajzës/ Fero rrëfen dhimbjen në ditëlindjen e Ninës: Po luftoj për ty

Kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj- Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË