10 të vrarë në shkollë të mesme në Austri – hetimet në garë me kohën

Picture of INA
INA

11/06/2025

Policia tha se sulmuesi, i armatosur me pushkë me revole, veproi i vetëm.

Autoritetet e sigurisë janë duke kontrolluar shtëpinë dhe veprimtarinë e sulmuesit në internet, për të gjetur ndonjë të dhënë që mund të japë përgjigje përse ai kreu sulm në shkollë në qytetin e dytë më të madh të Austrisë, Grac, para se të vetëvritej në një banjë.

“Është shumë e vështirë ta kuptosh këtë ngjarje”, tha Paul Nitsche, mësues i lëndës së studimeve fetare në shkollë, i cili doli nga klasa e tij para se sulmuesi të përpiqej të hynte, dhe e pa shkurtimisht duke u përpjekur të qëllonte bravën e një dere tjetër.

“Kjo është diçka që nuk mund ta parafytyroja kurrë më parë. Derisa po zbrisja shkallëve me vrap, mendova me vete: ‘Kjo nuk është e vërtetë’”, i tha ai transmetuesit kombëtar ORF.

Disa media austriake kanë raportuar se i riu, i cili nuk është identifikuar ende, duket se ndihej i bullizuar, megjithatë policia nuk e ka konfirmuar këtë. Autoritetet austriake thanë se ai nuk i kishte përfunduar kurrë studimet në atë shkollë.

Ai kishte lënë një letër të lamtumirës, e cila, sipas policisë, nuk zbulon motivin e sulmit. Po ashtu, një bombë artizanale që u gjet në shtëpinë e tij nuk ishte funksionale.

Franz Ruf, drejtori i përgjithshëm i sigurisë publike, tha se hetimet për motivin po kryhen me shpejtësi.

“Nuk duam të spekulojmë në këtë moment”, i tha ai ORF-së të martën në mbrëmje.

Policia austriake tha se viktimat u gjetën brenda dhe jashtë shkollës, në kate të ndryshme. Dhjetëra të tjerë u plagosën në sulm, disa në gjendje të rëndë.

Austria shpalli tre ditë zie kombëtare të martën pas sulmit.

Ngjarja shkaktoi një valë solidariteti të rrallë mes partive politike, zakonisht të ndara thellësisht në qëndrimet e tyre. Prindërit e nxënësve dhe banorët pranë shkollës po përpiqen të kuptojnë çfarë ndodhi.

Qindra njerëz u mblodhën të martën në mbrëmje në sheshin kryesor të Gracit, për t’i nderuar viktimat. Të tjerë vendosën lule dhe ndezën qirinj pranë shkollës. Dhjetëra njerëz u rreshtuan për të dhuruar gjak për të mbijetuarit./ REL

TË FUNDIT

VLEN: Përfaqësim i barabartë, shpresë e re për të gjithë!

ASH: Ligj i VLEN-it – Draft i Tanjës! Përfaqësimi i drejtë, i dorëzuar me krenari në duart e diskriminimit

Gjeneral Demiraj takim me Kurtin: Koha për doktrinë të re ushtarake!

Një nënë dhe tre fëmijë janë evakuuar nga Izraeli me fluturim nga Tel Avivi në Athinë

Bota vjen në Shqipëri – numër rekord turistësh në vetëm një muaj

Asnjë armë bërthamore për Iranin!’ – Netanyahu paralajmëron dhe feston fitore

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË