Maqedonia merr hua 100 milionë euro nga BE, pse këto fonde?

ina-online
ina-online

16/11/2023

Maqedonia e Veriut kërkoi dhe mori një kredi të re nga Bashkimi Evropian, konkretisht nga instrumenti i saj MFP – mbështetje makro financiare.

Sipas Qeverisë, propozimi i ligjit për tërheqjen e këtij borxhi është dorëzuar në Kuvend, me procedurë të shkurtuar, përcjell INA.

Vlera totale e huasë në formë kredie është 100 milionë euro. Ajo do të tërhiqet në dy këste, në vlerën 50 milionë euro, në një periudhë 2 vjeçare. Norma e interesit ende nuk është përcaktuar.

Ligji thotë se kjo kredi do të ndihmojë në tejkalimin e situatës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike, e cila shkaktoi rritje të çmimeve të produkteve.

Kreditë MFP si ndihma emergjente janë menduar për vendet që janë gjeografikisht, ekonomikisht dhe politikisht afër BE-së, duke përfshirë vendet kandidate, kandidatët potencialë për anëtarësim në BE, si dhe vendet në kufi me BE-në.

Në vitin 2020 dhe 2021, Maqedonia e Veriut përdori 160 milionë euro MFP nga BE-ja për t’u marrë me pasojat ekonomike të shkaktuara nga Covid-19. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Ageler

Ambasadorja Ageler: SHBA-të do të vazhdojnë me sanksionimin e aktorëve të korruptuar!

Edward-Joseph Zhoze

​Edward Joseph: Daçiq në Shkup shkeli Marrëveshjen e Ohrit, ShBA e BE të jenë të vëmendshme

angjushev koco

Koço Angjushev futet në listën e zezë të SHBA-ve

Kovacevski

Kovaçevski: Sukseset e kompanive vendase janë investim në rritjen ekonomike

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Mbështetëm qytetarët dhe kompanitë me mbi dy miliardë euro

mirush-kabashi

“Jam shqiptar, kosovar”, recitimi madhështor i Mirush Kabashit kur Kosova po përjetonte luftën (VIDEO)

Aksident_Gjermani-780x470

Aksident i rëndë në Gjermani! Autobusi i shkollës përplaset me borëpastruesen, një nxënës i vdekur, disa të plagosur

vanja

Peticion për të rikthyer dënimin me vdekje

Albin Kurti

Kurti flet për rastin e Liridona Ademajt dhe 14 vjeçares në Shkup

INFO

NA NDIQ