11 simptoma mjaft të zakonshme të COVID-19 për të cilat nuk flet askush

Një vit pas pandemisë të gjithë e dimë se cilat janë simptomat të cilave duhet t’i kushtojmë vëmendje – temperatura, kolla e thatë, lodhje. Mirëpo, meqë virusi sulmon të gjithë trupin, ai gjithashtu mund të shkaktojë simptoma për të cilat rrallë flitet ose shkruhet, shkruan Panacea.mk.

Këto janë 11 simptoma të koronavirusit të ri për të cilat nuk flitet edhe aq shumë, ndërsa duhen mbajtur mend për të mbrojtur shëndetin tuaj, por edhe shëndetin e atyre që ju rrethojnë.

DIARE DHE TË VJELLJA

Simptoma që nuk janë të lehta për t’u përballuar, por edhe për të folur rreth tyre. Sidoqoftë, simptomat gastrointestinale janë të zakonshme te kjo sëmundje dhe madje mund të jenë simptoma e vetme që tregon se jeni i sëmurë. Studimet tregojnë se gjysma e të gjithë pacientëve raportojnë këto simptoma – diarre, të vjella dhe dhimbje barku.

TESTIKUJ TË ËNJTUR

Një studim i ri ka zbuluar se një numër meshkujsh, pozitivë ndaj koronavirusit, përjetojnë dhimbje në testikuj. Studiuesit shtuan se ndodhin ndërlikime të caktuara të sëmundjes, duke përfshirë probleme me mpiksjen e gjakut që mund të çojnë në ereksione të dhimbshme për një kohë të gjatë.

RËNIA E FLOKËVE

Për këtë simptomë potencialisht alarmante, ekspertët pretendojnë se mund të ndodhë në të gjithë lëkurën e kokës, ndërsa shkaku mund të jetë stresi, temperatura e lartë ose vetë sëmundja. Për fat të mirë, një tipar i këtij fenomeni është se është jetëshkurtër.

GJËMIMI NË VESH

Koronavirusi mund të shkaktojë marrje mendsh dhe tinitus, ose gumëzhimë tek veshët që mund të zgjasë. Shkencëtarët aktualisht po studiojnë nëse COVID-19 mund të shkaktojë humbje të plotë të dëgjimit, pasi ndodh që kjo simptomë të mbetet e pranishme shumë kohë pasi të gjitha simptomat të jenë larguar.

NDJESHMËRIA NDAJ DIELLIT

Dr. Margot Gage, pas një beteje gjashtëmujore me koronavirusin, ka hasur në një simptomë të rrallë, e cila është ndjeshmëria ndaj diellit, e cila është e ngjashme me alergjinë nga dielli.

PROBLEME ME SHIKIMIN

COVID-19 mund të shkaktojë probleme me shikimin, si zgjerimin e bebëzave të syve, kapak të ënjtur, shumë lagështi dhe sekrecion nga syri. Ndjeshmëria e lehtë ose iritimi i syve është gjithashtu një simptomë e mundshme. Këto simptoma janë më të zakonshme në raste më të rënda.

NDRYSHIMET E LËKURËS

Gishtat COVID janë fenomen që është më i zakonshëm tek pacientët më të rinj dhe është pasojë e zakonshme e një infeksioni viral kur një person merr skuqje ose njolla në trup. Gjendja mund të shkaktojë bllokime të vogla ose mikro trombe në enët e gjakut që gjenden në gishta, gjë që çon në ndryshimin e ngjyrës së lëkurës dhe dhimbje. Simptomat zakonisht largohen brenda 12 ditësh. Sipas hulumtimit, kjo ndodh në 20 përqind të rasteve.

SIMPTOMAT NEUROLOGJIKE

Gjendja e mjegulltë, konfuzioni ose pamundësia për t’u përqendruar shpesh raportohen si simptoma tek njerëzit që janë ose kanë pasur COVID-19. Por, meqenëse njerëzit kanë turp të flasin për to, ato rrallë përmenden. Sipas një studimi, 55 përqind e njerëzve të diagnostikuar me COVID-19 kishin probleme me këto dhe probleme të ngjashme neurologjike tre muaj pas ndërprerjes së simptomave.

COSTOCHONDRITIS

Është inflamacion i kërcit të brinjëve, pra kryqëzimi i kërcit midis brinjëve dhe sternumit, dhe mund të ngjajë me sulm në zemër. Dhimbja e fortë e gjoksit shfaqet si simptomë që zgjat shumë pas shfaqjes së simptomave të para.

SKUQJE NË GOJË

Ndodh kur kërpudhat Candida vendosen në zgavrën e gojës dhe lënë njolla të bardha. Në një studim u konfirmua se 42 nga 1560 pacientë raportuan këtë simptomë. Është e mundur që sistemi imunitar të jetë më i dobët si rezultat i infeksionit viral, i cili do të lejojë që kërpudhat të rriten në mënyrë të pakontrolluar.

KONFUZION

Mjekët te pacientët me COVID-19 vërejnë një simptomë të pazakontë, e cila është deliriumi ose konfuzioni. Deri në 40 për qind e pacientëve në spital mund ta përjetojnë këtë gjendje, ndërsa është më e zakonshme tek të moshuarit. Virusi gjithashtu mund të sulmojë trurin dhe të shkaktojë inflamacion që është fajtor për këtë simptomë.