11 të arrestuar në Belgjikë/ Shkatërrohet banda shqiptaro-bullgare e kokainës

Iliria News Agency
Iliria News Agency

04/02/2023

Autoritetet belge kanë bërë të mundur arrestimin e një bande shqiptaro-bullgare të trafikut të drogës që operonte në Belgjikë.

Mësohet se si pasojë e këtij operacioni kanë rënë në pranga 11 persona, ndërsa janë zhvilluar një sërë kontrollesh shtëpish në vende të ndryshme të Belgjikës, çoi në sekuestrimin e më shumë se pesëdhjetë kilogramë kokainë dhe heroinë, si dhe 100,000 euro para në dorë.

“Në fund të vitit 2021, zyra e prokurorit publik Halle-Vilvoorde hapi një dosje në bazë të komunikimeve të deshifruara të SKY ECC kundër një organizate kriminale të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës”, thotë zëdhënësi Gilles Blondeau, citojnë mediat belge.

Banda në fjalë vepronte nga Meise, ndërkohë që përdorte automjete të pajisura me ndarje të fshehura për të transportuar drogën që vinte nga Holanda, duke e shpërndarë në Belgjikë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Hetimi çoi në përgjimin e dy ngarkesave droge të premten, ku disa kamionë që transportonin drogë u ndaluan në Aalst dhe Ypres. Në total, policia sekuestroi dyzet kilogramë kokainë dhe trembëdhjetë kilogramë heroinë.

Fill pas këtij aksioni hetuesit bastisën dymbëdhjetë adresa në Meise, Grimbergen, Diegem, Wezembeek-Oppem, Sint-Niklaas, Evergem, Aalst, Evere, Sint-Gillis, Auderghem, Sint-Pieters-Woluwe dhe Schaarbeek.

Deputeti shqiptar në Serbi ironizon Vuçiçin: Kurti është kryeministri me të cilin duhet të arrini patjetër marrëveshje
Me arrestimin e 11 personave, u sekuestruan dhe 12 armë zjarri, si dhe 100 mijë euro para të gatshme. Policia Gjyqësore Federale sekuestroi edhe disa paleta me produkte duhani, disa kamionë gjysmërimorkio dhe disa furgona.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

olti hyseni

16-vjeçari shqiptar që po shkëlqen në Danimarkë: Ndjehem danez, nuk pretendoj të luaj për Kosovën

ambulanca-sk

Mërgimtari humb jetën gjatë punës në Rudiano të Italisë

aeroport

Anulohen fluturimet Vjenë-Shkup dhe anasjelltas, për shkak të grevës së “Austrian Airlines”

zvicer moisiu aleksandar

Në Zvicrën mike, sheshi, busti dhe shtëpia muze e Aleksandër Moisiut?

droga-kokaine

Trafik ndërkombëtar droge me miliona euro false, tetë shqiptarë të arrestuar në Spanjë

ajaz emini

Kumanovari që i ndihmoi NATO-s ta bombardonte Serbinë

muharrem salihu dalema masimo

Salihu: 25 vjetori i sulmeve të NATO-s, mirënjohje për ish-kryeministrin italian D’Alema

nusret pllana libri zvicer

Prof.dr.Nusret Pllana:” Obelisk në nderim të 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë”

policia gjermane gjermani

Në kërkim nga Italia, arrestohet në stacionin e trenit në Gjermani i riu shqiptar

INFO

NA NDIQ