11 Tetori/ Grubi: Kujtojmë të kaluarën por ndërtojmë të ardhmen, Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE

INA
INA

11/10/2023

Me rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore – 11 Tetorit, një delegacion qeveritar në Kumanovë, vendosën lule të freskëta para Memorialit Përkujtimor.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka uruar qytetarët për festën, duke shkruar se përvjetorët e tillë shërbejnë si reflektim mbi atë që ka kaluar vendi deri më sot, kur jemi një shoqëri e barabartë dhe progresive.

Ndër të tjera në urimin e tij Grubi potencon se Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Europian, ndaj duhet të gjithë të veprojmë në të mirën e përbashkët.

Statusi i plotë:

Me vendosjen e luleve pranë memorialit Kosturnica në Kumanovë, përkujtuam sot 82 vjetorin e kryengritjes së përbashkët të popujve të vendit tonë kundër okupimit, kundër tendencave djallëzuese të tjetërsimit nga ana e regjimit fashist.Përvjetorët si ky i sotmi janë çaste reflektimi mbi atë përcaktim bashkëveprimi që ruajti rrënjët tona dhe që na bëri kjo që jemi sot, vend ku barazia dhe bashkëjetesa janë themel i çdo progresi.82 vite më pas ajo thirrje për çlirim dhe liri është shndërruar në thirrje bashkimi për përparim, thirrje për të vazhduar hapin drejt shtegut pa alternativë tjetër, atë të integrimit në Bashkimin Europian.Ashtu siç u rreshtuam kundër të keqes së përbashkët, le të vazhdojmë të punojmë e veprojmë për të mirën tonë të përbashkët.Urime 11 Tetorin – Ditën e kryengritjes popullore!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Hoda: BDI i ka harruar ushtarët e UÇK-së

IMG_7409

Si më prezantoi këmbimin e territoreve Hashim Thaçi, plani ishte i Edi Ramës dhe Baton Haxhiut” – Agim Bahtiri rrëfen detaje

Leonard ademi

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

vucic kendon

Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

INFO

NA NDIQ