111 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë! Kurorëzimi i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për çlirimin e vendit

Picture of INA
INA

28/11/2023

Sot 111 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e shtetit shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës, mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Por, për fat të keq, Qeveria e Vlorës pati një jetë të shkurt, pasi pak më shumë  se një vit Qeveria e Vlorës u detyrua të tërhiqet dhe t’ i lëshoj vend një Qeverie të drejtuar nga një Princ i huaj i emëruar nga Fuqitë e Kohës.

Edhe më keq Shqipëria u godit në aspektin territorial, ushtritë e fqinjëve dhe luftërat ballkanike copëtuan gjysmën e territoreve të Shqipërisë, duke u aneksuar nga fqinjët, ndërsa Konferenca e Londrës e mbajtur më 1913 pranoi pushtimet e territoreve shqiptare, duke i rrudhur kufijtë e Shqipërisë në mënyrë dramatike.

Gjysma e popullsisë shqiptare mbeten nën sundimin serbo- malazez dhe grek.

Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dalë nga Kuvendi i Vlorës. U ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.

Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914. Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës ishte ”Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.

Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi edhe Pleqësinë që duhej të kryente funksionet një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë, me kryetar Vehbi Agolli.

Qeveria e Vlorës:

Ismail Qemali – kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Dom Nikoll Kacërri – Zv.Kryeministër

Mufid Bej Libohova – Ministër për Punët e Brendshme

Abdi bej Toptani -Ministër për Financat

Mehmet Pashë Deralla -Ministër për Luftën (Mbrojtjen)

Petro Poga -Ministër për Drejtësinë

Luigj Gurakuqi – Ministër për Arsimin

Mit’hat bej Frashëri -Ministër për Punët Botore

Pandeli Cale- Ministër për Bujqësinë

Lef Nosi -Ministër i Post-Telegrafit.

Këtë 28 nëntor,  Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon dhe Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Shoqatën “Rrënjët shqiptare”, Kryeministrinë, Ministrinë e Kulturës dhe Arkivin e Shtetit sjellin për herë të parë në Tiranë “Paradën e Shqiptarëve”, nën emrin “Rrënjët Kuq e Zi.

E frymëzuar nga iniciativa një grupi të rinjsh të diasporës shqiptare, parada Shqiptare është një aktivitet i përvitshëm i organizuar nga organizata “Rrënjët Shqiptare”, si një ndër organizatorët kryesorë dhe bartësit e saj në këto 15 vitet e fundit, ku një nga sheshet kryesore të New York-ut vishet kuq e zi.

Ky aktivitet, do të zërë vend për herë të parë edhe në Tiranë, për të shënuar fillimin e një tradite të përvitshme.

“Në trajtën e një spektakli ngjyrash të traditës dhe trashëgimisë sonë kulturore, ky event synon nxitjen dhe promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve kudo ku ndodhen, rrjetëzimin e qyteteve shqipfolëse në rajon dhe diasporës shqiptare, inkurajimin dhe promovimin e vlerave kulturore e historike, si dhe promovimin e potencialit turistik nëpërmjet trashëgimisë kulturore.

Rreth 200 grupe kulturore, artistike e sportive etj nga Shqipëria, qytetet shqipfolëse të Ballkanit Perëndimor, dhe shqiptarët e disaporës do të ecin bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për ta kthyer Tiranën në zemrën e shqiptarisë. Shihemi në Tiranë më 28 nëntor! Mos mungoni”,  është shprehur kryebashkiaku Veliaj.TCh

TË FUNDIT
5 minuta
Prezantohet logoja për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
2 orë
Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat
2 orë
Gjykata Administrative nuk pranoi padinë e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë
15 orë
Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja
15 orë
Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësi gjermane gjatë 2023, ja sa nga Maqedonia e Veriut

ME TE LEXUARA

15 orë
Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja
1 ditë
Kjo është përbërja e mundshme e Qeverisë së re, TV 24 nxjerrë emra
2 orë
Gjykata Administrative nuk pranoi padinë e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë
23 orë
Memeti do të tërhiqet nga Këshilli i Prokurorëve, lajmërohet se nuk do shkoj në mbledhje
2 orë
Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat
22 orë
Kasami: Po finalizohet marrëveshja për ministrat dhe zv/ministrat
5 minuta
Prezantohet logoja për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

LEXO MË SHUMË

llogo 25 vjetori kosove

Prezantohet logoja për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

dejvid daviv gir geer

Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat

gjykata administrative

Gjykata Administrative nuk pranoi padinë e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë

qeveria-750x430

Qeveria e re do të shtohet me ministri të reja

pasaporta-gjermane

Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësi gjermane gjatë 2023, ja sa nga Maqedonia e Veriut

thaci-krasniqi-veseli-hage-selimi-specialja

Hagë, trupi gjykues me urdhra për përshpejtimin e nxjerrjes së provave në rastin Thaçi dhe të tjerët

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN do të shndërrohet në një parti politike?! Kush do të jetë kryetar i partisë?

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Trump “godet” Putinin, thotë se do ta bombardonte Rusinë!

cezme-uji

Uji në Kumanovë prej sot mund të pihet

INFO

NA NDIQ