115-vjetori i Ditës së Alfabetit Shqip/ Presidenti Begaj: Gjuha jonë është gur themeli i identitetit

INA
INA

21/11/2023

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 115-vjetorit të Ditës së Alfabetit Shqip të zhvilluar sot në Manastir.

Kreu i Shtetit bëri thirrje për ruajtjen, lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës amtare, për unitet dhe gjithëpërfshirje në nismën kombëtare të identitetit shqiptar.

Në nderim të përpjekjeve të bëra 115 vjet më parë nga atdhetarët tanë, Presidenti Begaj, gjatë fjalës së tij, vlerësoi rëndësinë e Kongresit të Manastirit, si një lëvizje jo vetëm gjuhësore, por edhe politike, vendimtare për ekzistencën e shqiptarisë.

“115 vjet më vonë e kuptojmë se shqipja jonë është gur themeli i identitetit shqiptar dhe i shpirtit të popullit tonë. Në një farë mënyre, është si e kuqja e flamurit që mban shqiponjën dykrenare (dhe përkrenaren e Kastriotit).

Sot ne e marrim si të mirëqenë ekzistencën e shqipes, por në një ditë të tillë duhet të mos harrojmë luftën dhe përpjekjet titanike që na sollën deri këtu. Në fakt, po të lexoni historinë dhe gjithçka që ka pasur kundër, është mrekulli që shqipja mbijetoi dhe sot flitet nga miliona shqiptarë anembanë botës”.

Në kontekstin e sotëm të influencës së gjuhëve të huaja, Presidenti i Republikës e vlerësoi si domosdoshmëri faktin që, krahas mësimit të tyre, të bëhen përpjekje që shqipja të mos humbasë e të mos izolohet, por të pasurohet në përputhje me realitetet e reja.

“Shqipja ka aq fjalë, sa të shprehë pa vështirësi edhe konceptet më të vështira. Mjeshtëria nuk qëndron në zëvendësimin e fjalëve tona me fjalë të huaja për të treguar epërsi intelektuale, por në punën e vështirë të gjetjes së fjalëve në shqip dhe lëvrimin e drejtë të gjuhës tonë. Çështja e ruajtjes dhe e zhvillimit të gjuhës nuk mund të jetë monopol i gjuhëtarëve. Të gjithë ata që punojnë në profesione të ndryshme dhe sjellin fjalë apo koncepte të reja, duhet të japin kontribut për një shqipe më të mirë, më të shumëllojshme dhe më elastike”.

Gjatë qëndrimit në Manastir, Presidenti Begaj zhvilloi një vizitë në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ai gjithashtu bëri të ditur nismën për mbrojtjen e gjuhës amtare dhe promovimin e librit shqip kudo ku jetojnë shqiptarët.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Hitler

Shkatërroni Jugosllavinë sa më shpejt, çka shkruhet në Direktivën e Hitlerit të bleu Serbia

Screenshot_2023-12-01-08-59-16-459_com.facebook.katana-edit

Mbi gjysëm shekulli në Amerikë / Familja Rexhepi kthehet në Çegran për ti shkolluar fëmijët në vendlindje

reshat ameti

Piktori Reshat Ameti shpërblehet me çmim artistik në Doha të Katarit

Screenshot_2023-11-30-15-34-15-574_com.facebook.katana-edit

“Në shumicën e 8000 shtëpive që kishte Athina në vitin 1831, flitej shqip”, shprehet akademikja e guximshme greke

kisinger

Ndërroi jetë diplomati i njohur amerikan, Henry Kissinger

Ministria-Arsimit

MASH: Me pakon e re antikrizë mbështetje prej 16.3 milionë euro për nxënësit dhe studentët deri në fund të vitit shkollor

foto film poroji

AKTORI DHE REGJISORI I FILMAVE UESTERN NGA POROJ I TETOVËS

parada tirane

Kush është personi që imitoi Skënderbeun në Paradën e 111 vjetorit të Pavarësisë? (VIDEO)

Erald Kapri

Kush e financoi shpalljen e pavarësisë? Flet historiani i njohur shqiptar (VIDEO)

INFO

NA NDIQ