tha Nikollovski.
Me buxhetin e ri shtetëror për vitin 2023, bujqësia merr rreth 12 miliardë denarë. Qëllimi i këtij “buxheti historikisht më i madh bujqësor për vitin 2023”, siç e quajti ministri Nikolovski, është siguria ushqimore dhe rritja e prodhimit.
“Sigurojmë Buxhetin më të madh historik për bujqësinë prej rreth 12 miliardë denarë, që paraqet rritje të konsiderueshme në krahasim me vitin 2022. Në vitin 2023, vazhdojmë me një politikë bujqësore të fortë dhe progresive, fillojmë reformat më të mëdha në bujqësi përmes pesë shtyllave kyçe për vitin 2023: modeli i ri për subvencionim, mbështetje për bizneset e vogla familjare dhe kantinat e vogla familjare, investimet kapitale në ujë, modernizimi i bujqësisë maqedonase dhe prioriteti ynë kryesor pyllëzimi dhe restaurimi i fondit pyjor përmes tranzicionit të gjelbër. Synimi ynë është që të kemi më shumë ushqime vendore, të jemi të pavarur nga importi, të krijojmë prodhim bujqësor modern dhe konkurrues, me fermerë të motivuar dhe të kënaqur”, nënvizoi ministri.