12 personalitete shqiptarë të suksesshëm në botë, mblidhen nën moton ‘Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës’

Picture of ina-online
ina-online

08/06/2024

Spektakli i madh “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” Producenti Guga: Krenar për shqiptarët që kanë ngritur “perandoritë” e tyre në botë.

Sapo ka përfunduar spektaklin “Krishtlindje në Tiranë” Sokol Guga ka nisur menjëherë nga puna për realizimin e edicionit të 3-të të spektaklit “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, spektakël që mbledh 12 personalitete të suksesshëm në biznes në botë, të cilët kanë ndihmuar shqiptarët, por edhe kanë kontribuar në kauzat kombëtare.

Edicioni i parë është realizuar në Prishtinë, i dyti në Shkup e tashmë i takon Tiranës, si kryeqyteti shqipfolës, që të mirëpresë “ambasadorët” e vërtetë shqiptarë, të cilët na bëjnë krenarë nëpër botë e që janë motori i rëndësishëm i ekonomisë. Spektakli është konceptuar artistik, ku nuk do të mungojë orkestra filarmonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me të ftuar speciale disa artistë lirikë dhe me pjesëmarrjen e një aktori brilant të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Për rreth 2 orë transmetim publiku do të njihet me shqiptarë të suksesshëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Amerika, Italia, Greqia, Austria, Anglia, Franca etj, të cilët do të nderohen në këtë skenë me çmimin “Nënë Tereza”.

Skenografinë e këtij projekti producenti Guga ia ka besuar mjeshtrit Bledar Gërcaliu, i cili do të vijë me një koncept të ri duke luajtur me simbolikën, duart e saj dhe mantel bardh e blu, simbolet e Nënë Terezës. Spektakli i madh do të realizohet në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit me 800 spektatorë në sallë. Duket se Guga e ka të garantuar suksesin me emrat që punon si drejtori fotografisë Olsi Tufa, mjeshtri i grafikës Taulant Hyso, mjeshtër audio Andri Gjini e Argest Rushiti, producenti muzikor Jusiald Xhani, kompozitori Gent Myftaraj dhe stilist Joni Peci, i cili do të kujdeset për veshjet e producentit e prezantuesit Sokol Guga dhe Matilda Mcini.

Sokol Guga shprehet i lumtur që do të ketë në krah këtë herë bukuroshen Mcini, për të drejtuar këtë ngjarje të madhe që do të ndodh në kryeqytet.

 Vetë producenti Guga ka bërë publike në rrjetet sociale se këtë herë i është bashkuar produksionit edhe skenaristi, autori e prezantuesi Pandi Laço. Po ku qëndron bashkëpunimi me Laçon? Nje surprize artistike po pergatitet… Shqiptarët do të kenë mundësinë të ndjekin më datë 5 Shtator spektaklin “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës”, në televizionin kombëtar Klan Plus.

TË FUNDIT
16 orë
I uruan vdekjen Deas, Fifi bën deklaratën e fortë: Kur më ra të fikët, babait tim i çuan mesazh
16 orë
“Zemër mos ja fut, lshoja ujin”, çfarë po paralajmëron Meriton Mjekiqi?
2 ditë
Lotina publikon pamje në krahët e Mozzik-ut
2 ditë
Ilnisa dhe Meritoni dehen në plazh (foto)
2 ditë
Tan Brahimi thumbon Jul Dedën: Luiz Ejlli mbetet personazhi më i famshëm në Shkodër

ME TE LEXUARA

Çfarë ndodhi mes Efi Dhedhes dhe Mozzik?

LEXO MË SHUMË

deamishel

I uruan vdekjen Deas, Fifi bën deklaratën e fortë: Kur më ra të fikët, babait tim i çuan mesazh

Meriton Mjekiqi

“Zemër mos ja fut, lshoja ujin”, çfarë po paralajmëron Meriton Mjekiqi?

Mozzik Lotina Mozik

Lotina publikon pamje në krahët e Mozzik-ut

ilnisa meritoni

Ilnisa dhe Meritoni dehen në plazh (foto)

tan brahimi

Tan Brahimi thumbon Jul Dedën: Luiz Ejlli mbetet personazhi më i famshëm në Shkodër

efi mozik

Çfarë ndodhi mes Efi Dhedhes dhe Mozzik?

kombetarja

FOTOT/ Jo vetëm fanset më të zjarrta, këto janë partneret e jetës të futbollistëve të Kombëtares

gold ag vullnet krasniqi

Rrëmujë dhe skandal në studio televizive, Gold AG e fyen gazetarin: “T’i q*** robtë” (VIDEO)

romeo-heidi-juli-1024x659

Flet Julian Deda, tregon me cilët ish-banorë të ‘BBV’ nuk ka më komunikim

INFO

NA NDIQ