12 të vdekur dhe 363 raste të reja me koronavirus në Bosnjë – Hercegovinë

0

Sipas të dhënave më të fundit, rritja më e madhe e numrit të rasteve me COVID-19 është regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku numri i të infektuarve të rinj është 324 gjersa kanë ndërruar jetë 12 persona.

Janë testuar 994 persona në entitetin boshnjak, nga të cilat 227 ishin pozitiv me Koronavirus.

Sipas Dnevnik, deri më tani janë testuar gjithsej 84.699 mostra dhe me COVID-19 janë konfirmuar 6.332 persona, nga të cilët 3,126 janë gra.

Në një entitet tjetër të Bosnjës, Republika Serbe, katër persona të tjerë vdiqën si rezultat i COVID-19, ndërsa infeksioni u konfirmua në 136 persona të rinj, pas testimit të 675 mostrave, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i Republikës Serbe.

Sipas Fenas, që nga fillimi i epidemisë në atë entitet, janë testuar gjithsej 49,248 persona për virusin SARS-CoV-2, dhe 4,624 prej tyre janë konfirmuar me infeksion, nga të cilat 2,224 (48.10 përqind) janë shëruar.