Një 12-vjeçar nga Skenderaj mbrëmë ka bërë një gjest shembull.
Ai ka gjetur një portofol më me 2500 euro dhe e ka dorëzuar në stacionin policor të qytetit.
Njoftimi i plotë:
Veprimi shembull i dymbëdhjetëvjeçarit në Skenderaj ka bërë të mundshëm që portofoli me para ti kthehet pronarit
Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj.
Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme.