Vasil Jovanov është dënuar me 12 vite burg për aksidentin fatal që shkaktoi vdekjen e Frosina Kullakovës, e cila po kalonte në vizëbardha në semafor të gjelbër për këmbësorë. 20-vjeçari ishte nën ndikimin e alkoolit, pa patentë shoferi dhe po voziste makinën me shpejtësi prej 91 kilometrash në orë, duke kaluar në semafor të kuq.
“Nuk i është përmbajtur rregullave, duke rrezikuar trafikun publik dhe duke vënë në rrezik jetën e njerëzve edhe pse ishte i vetëdijshëm se kjo mund të çonte në pasoja të dëmshme, por ai i ka pranuar ato”, deklaroi Snezhana Markovska, Gjykatëse.
Vendimin në gjykatë e dëgjuan motra dhe prindërit e Frosina Kullakovës. Babai, i pakënaqur, e braktisi sallën e gjykatës.
–Gjykata është mafia. Tung.
Gjykatësja Snezhana Markovska, gjatë kumtimit të vendimit, si rrethana lehtësuese përmendi pranimin e fajit, pendimin e shprehur, moshën e të akuzuarit dhe jetën e tij të mëparshme si student aktiv dhe sportist.
“Dita e sotme është fitore më e madhe për prokurorinë, pasi u shqiptua një dënim me burg që, në historinë e kësaj gjykate për këtë vepër penale, kur bëhet fjalë për një viktimë të vetme, nuk ka është shqiptuar më parë”, tha Prokurori.
“Ka kohë që është dëshmuar se jeta nuk ka vlerë, pikërisht sipas ligjeve të këtij jo-shteti. Prandaj, ky vendim është i tillë siç është, i turpshëm dhe i trishtuar për gjithë shoqërinë, për ne të gjithë”, tha Todor Kullakov, babai I Frosinës.
“Ky vendim, me këtë dënim, nuk është në përputhje me praktikën gjyqësore të vendosur në territorin e Gjykatës së Apelit në Shkup. Një aksident i ngjashëm në vitin 2019, në të njëjtin vend dhe në të njëjtin vendkalim për këmbësorë, por nga ana tjetër, përfundoi me një dënim përfundimtar prej 3.5 vite me burg”, pohoi Sasho Dukovski, avokati i Vasilit.
Mbrojtja e Vasilit paralajmëroi se do të parashtrojë ankesë për aktvendimin.