Skuadra e Brestit ka arritur të thyejë makthin 13-vjecar, teksa i ka marrë një pikë PSZH-së në shtëpi, në një duel që rezultoi të jetë befasues.
Skuadra e Luis Enrikes, kaloi në avantazh të dyfishtë në minutat 38 dhe 45, me Asension dhe Kolo Muani, por kjo gjë nuk mjaftoi, pasi miqtë e Brestit, mblodhën forcat, duke gjetur baraspeshën në pjesën e dytë falë golave të Kamara dhe Pereira Lage në minutat 55 dhe 80.
Brest arriti t’i prishte kështu serinë prej 14 fitoresh radhazi në duelet direkt që këto dy skuadra kishin patur me njëra-tjetrën dhe pas 13 vitesh arriti që të arkëtojë një pikë në Paris.
https://nvcplayer.crazyvidup.com/player/html/opSSsw8EJHxDQ?popup=fromblocked&autoplay=1