13 vjeçar plagos dy gishta, pasi fishekëzjarri i shpërthen në duar

Kanë vazhduar incidentet me fishekëzjarret edhe pas festave. Viktimë mbrëmë ka qenë një fëmijë 13 vjeçar, i cili gjatë tentimit për të shpërthyer një fishekëzjarrë ka plagosur dorën, gjegjësisht dy gishta kanë pësuar lëndime të rënda. Rasti ka ndodhur në Veles në orën 21:30, kur është raportuar në polici, njoftoi zëdhënësi i policisë lokale, Veroljub Dodevski.

I plagosuri menjëherë është transferuar  në Spitalin e Përgjithshëm Kavadar, ku i është dhënë ndihma mjekësore,  dhe është liruar në shtëpi për trajtim të vazhdueshëm mjekësor.