13 vjet pa komandant Strugën, u harrua vendosja e përmendores së tij(FOTO)

0

Sot janë mbushur 13 vjet nga vrasja në rrethana ende të paqarta të Nuri Mazarit, të njohur si komandant Struga, i cili ishte veprimtar dhe pjesëmarrës në tre luftërat çlirimtare që ishin nën emblemën e UÇK dhe UÇPMB-së. Familjarë, miq dhe bashkluftëtarë të tij vendosën kurora lule në shenjë përkujtimi të komandantit nga Dollogozhda.
Nuri Mazari-Komandant Struga lindi në fshatin Dollogozhdë të Strugës më 05 maj 1979,në një familje mikëpritëse,bujare fisnike dhe patriotike,nga prindërit Gjilisha dhe Nazim Mazari.
Rinia e Nuriut ju kushtua Kosovës kur ai u bashkangjit UÇK-së nënjë moshë fare të re. Më pas ai ishte ndër figurat kyce në luftën e vitit 2001 në Maqedoni. Komandant Struga u nda nga jeta më 11 Korrik 2005 në vendlindjen e tij në Dollogozhdë në rrethana të pa qarta!
Megjithate, ajo që brengosë të gjithë shqiptarët jovetëmtë Strugës e rrethinës, por kudo qofshin ata, është problemi i vendosjes së bustit të Nuri Mazarit-Komandant Strugës në qendër të qytetit në Strugë, aty ku edhe është ndërtuar postamenti për bustin e tij, por edhe sot e kësaj dite ai postament mbetet pa Nuri Mazarin-Komandant Strugën. (INA)