Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar 139 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, mes tyre: 39 për tejkalim të shpejtësisë, 6 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.
Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 12 gjoba për përdorim të telefonit, 8 për makina teknikisht të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta dhe 47 për parkim të parregullt.