14 kompani në Maqedoninë e Veriut nuk kanë paguar tatimin solidar

INA
INA

27/11/2023

Deri në afatin shtesë të së premtes, 14 kompani nuk kanë paguar tatimin solidar, por jo të gjithave i janë bllokuar xhirollogaritë bankare, ndonëse ligji i parasheh këto masa të rrepta, shkruan Alsat.

25 nëntori ishte data e fundit për kompanitë borxhlinj për pagesën e tatimit solidar, por nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se janë duke pritur raportet financiare të ri programimit të parave të firmave.

Nga 150 kompani që njëherësh detyrohen të paguajnë këtë tatim ekstra, pas fitimeve marramendëse gjatë krizës, pritet të arkëtohen rreth 90 milion euro në buxhetin e shtetit, të cilat do të ri destinohen për pakon e re të masave anti krizë.

Siç njoftojnë autoritetet kjo pako do të shqyrtohet nesër në seancën e Qeverisë dhe paratë do të ndihmojnë rreth 400 mijë qytetarë, nga grupet më të prekura të rasteve sociale pensionistëve, studentëve, nxënëseve dhe prindërve të vetëm, të cilët kujdesen për fëmijët. / Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Spitali-i-Strugs-600x360-1

Sulmohet motra medicinale në Spitalin e Strugës

aksident kollar

Makina bie në lum në rrugën Kërçovë – Strazhë në afërsi të fshatit Kollare (VIDEO)

arben taravari kumanove

Sot në Gostivar konventa e promovimit të kandidatit presidencial, Arben Taravari

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

aksident-kercove-780x439

Aksident i rëndë në Kollar të Kërçovës, raportohet për viktima

fature-market

Shkup, qytetarët, në “mëshirën” e tregtarëve për rritjen çmimeve

IMG_9408

Marrëveshja BDI & ASH-Sela për listat e përbashkëta drejt finalizimit?

arm

A do të kthehet shërbimi ushtarak? Dikur pa ushtri të kryer nuk të jepnin as nuse!

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski shpalli kandidaturën për mandatin e dytë për president

INFO

NA NDIQ