Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 143 shkelje të rregullave të trafikut. Sipas njoftimit të MPB-së numri më i madh i tyre ka të bëj me tejkalimin e shpejtësisë, gjithsejtë 56, më pas 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 11 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
MPB gjithashtu njofton për 6 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 6 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar dhe 3 gjoba të tjera për vozitës fillestar.