1435 hektarë nën ujë! 16 familje të evakauara në Shkodër

1435 hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit në Shkodër. 16 familje (70 persona) janë evakuuar pasi shtëpitë e tyre u përmbytën.

Në njësinë administrative Ana e Malit, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Në rrugën e Obotit ka prezencë uji 60 cm dhe është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë.

Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur në njësinë administrative Dajç vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Në Velipojë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Një njësinë Guri i Zi, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Ndërkohë, ka gërryerje të tokave bujqësore në bregun e lumit Drin, në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.

Në Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Në njësinë administrative Guri i Zi janë evakuuar 13 familje, 57 persona dhe 30 krerë gjë e gjallë të imta.

Në njësinë administrative Bërdicë janë evakuuar 2 familje, ndërsa një familje është evakuuar në lagjen numër 1 të qytetit.

43 persona janë të akomoduar në konvikte.

Top Channel