15 mijë shqiptarë të deportuar në dy vjet nga zona Shengen

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Shkurt, 2022

15 mijë shqiptarë janë deportuar nga zona Shengen 2 vjetët e fundit. Ndaj tyre është vendosur edhe ekspuls (ndalim hyrje në Shengen për disa vjet), raporton EN. Holanda, Franca dhe Belgjika janë 3 shtetet kryesore që vendosin më shumë ekspulse ndaj shqiptarëve. Në Tiranë janë shtuar zyrat e avokatisë që merren me fshirjen e tyre.

“Ka filluar kohët e fundit dhe Spanja që të shtohet te kjo listë. Patjetër që Gjermania është një shtet që shqiptarët kanë probleme me qëndrimin e paligjshëm, ose qëndrimin ku tejkalohet afati 90-ditor i lejuar dhe pa dyshim që penalizohen nga ky fakt”, u shpreh avokati Franci Nuri.

Azili dhe rrezikshmëria për sigurinë publike janë arsye të tjera që po penalizojnë shqiptarët.

“Azili refuzohet, në 90% të rasteve po themi dhe personat nuk kanë dijeni që marrin ekspuls pasi largohen. Kujtojnë se kanë mbaruar procedurat, kujtojnë se janë në rregull dhe mund të kthehen dhe mund të lëvizin në Europë lirshëm, por automatikisht ata janë të penalizuar pa e ditur këtë gjë”, sqaroi Nuri.

Avokati u shpreh se ekspulsi ndryshon në varësi të shtetit dhe në varësi të arsyes. Për të fshirë ekspulsin nga sistemi apo për ta hequr para kohe, tarifat variojnë nga 200 deri në 500 euro.

Në rast se një person udhëton sërish jashtë vendit, policia kufitare do i kërkojë vërtetimin që është i pastruar në Europë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shqiptaret diaspora shba

Mijëra shqiptarë morën pjesë në Ditën e Trashëgimisë Shqiptare në Kensico Dam Plaza

policia-itali

Sherr mes bandave në Itali, plagosen 3 shqiptarë

vetura kasamit zjarri

Zvicër: Gazetarit nga Gostivari, Kasam Selimit i digjet tërësisht vetura në autostradë

policia-italiane

Ngjarja e rëndë në Breshia të Italisë, viktima dhe autori nga Lezha

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

pasaporta-shqiptare

Pasaporta shqiptare do merret më lehtë, gati ligji i nënshtetësisë

avokatet shqiptaro - kanadez

4 vjet Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë

vrasje

E rëndë në Itali/ Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari (EMRAT)

shkolla-nxenes-klasa

Nisin aplikimet për certifikimin e mësuesve shqiptarë në Diasporë

INFO

NA NDIQ