15 vite në burg i pafajshëm, Agim Islami ka një porosi

INA
INA

14/11/2023

Agim Islami i njohur për vuajtjen e dënimit në rastin “Alfa” thotë se, po qëndron në burg i pafajshëm, ndërsa kriminelët po lirohen.

“Nuk po mundem të qëndroj pa shkruajtuar kur po e shikoj se si po ju hiqen aktakuzat,dënimet si ju vjetërsohen lëndët kriminelëve. E gjithë kjo, po bëhet para syve te botës! kur bëhet fjalë për mua për një Njeri të Pafajshëm,duhet të bëj Durim dhe të pres deri në pafundësi,kinse qenka shumë Rasti i rëndë dhe i komplikuar. (rasti i montum i një njeriut të Pafajshëm.)
Çfarë hipokrizie nuk din njeri a me qesh a me qajt.
LIRI PER RASTIN ALFA
2008/2023,15 VJET NË BURG PA ASNJË FAJ”, ka shkruar Islami.

Agim Islami është shqiptarë nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, i cili po mbahet në burg të përjetshëm padrejtësisht që nga viti 2008, me arsyetimin se ka qenë i përfshirë në vrasjen e një polici të njësisë speciale “Alfa”. Që në fillim Agim Islami e kishte mohuar se ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje dhe se në kohën dhe momentin kur ka ndodhur vrasja, ai ka qenë në punën e tij, në internet kafenë në Shkup.

Bashkë me Agim Islamin u dënua edhe Rexhail Qerimi, i cili tanimë është i ndjerë dhe vdiq duke mos e pritur pafajësinë.

Për këtë vrasjen misterioze të policit, më vonë doli një videoincizim ku qartë është konstatuar se Agim Islami, i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Almir Derplanini nuk janë personat të cilët shfaqen ne video incizim gjatë vrasjes së policit në vitin 2008 në Shkup. Edhe pse janë bërë të gjitha ekspertizat edhe nga ekspertë ndërkombëtar, sërish ky rast mbetet i pa zbërthyer dhe njollë e zezë e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

azir aliu

Ministri Azir Aliu sjell 5 ligje të rëndësishme për reformën në administratë dhe transformimin digjital

Palevski palco

Së shpejti do të bëhet ekstradimi i Palevskit/ Do të qëndrojnë në paraburgim në Turqi deri sa t’i dorëzohet RMV-së

foto-autostrada-korridori-8

Shpronësohen 45 parcela përgjatë Korridorit 8/ Grubi: Projekti do të realizohet sipas dinamikës së paraparë

paraburgim-1

Maqedonia pa bazë ligjore për dënimin me vdekje, burgimi i përjetshëm mbetet dënimi më i lartë

cigar-elektronike1

Shifra shqetësuese për duhanpirjen te minorenët/ 12,4% nga mosha 13 deri 15 vjeç konsumojnë duhan

artan grubi

Grubi: Do të mbulohen shpenzimet e rrugës për administratën shtetërore në vlerë prej 50%

vrasja ekuador remzi azemi

Vrasja në Ekuador e shqiptarit, arrestohet në Maqedoni i shumëkërkuari

Halil Snopce

Kuvendi i ASH-së ende nuk ka caktuar mbledhje/ Snopçe: Mund të ketë dallime, por do të jemi të unifikuar

ministria financave e maqedonise

Vendimi për pagat shkakton revoltë tek të punësuarit në Ministrinë e Financave

INFO

NA NDIQ