Barometri i Ballkanit: 16% e shqiptarëve po bëhen gati për të emigruar

Picture of ina-online
ina-online

27/09/2024

Pavarësisht se optimizmi ndër qytetarët e Shqipërisë ishte në nivelet më të larta në Rajon, sërish vendi ynë bashkë me Kosovën kryesojnë për nivelin e lartë të emigrimit.

Sipas rezultateve të anketës nga Barometri i Ballkanit, 16% e qytetarëve të anketuar më 2024 (1000 gjithsej) deklaruan se janë në proces përgatitje për t’u larguar nga vendi, duke lënë pas vetëm Kosovën, ku 20% e qytetarëve të saj janë në përpjekje për të ikur dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë e Veriut.

Kosova shihet të ketë numrin më të lartë të qytetarëve që planifikojnë të largohen për shkak të hapjes së vonë të regjimit të vizave.

Ballkani Perëndimor ka njohur valë të forta të emigrimit vitet e fundit, duke krijuar mjaft problematika në ekonomitë e vendeve.

Shqipëria dhe Bosnja kryesojnë për ritmet e larta të largimit, por teksa në Bosnjë ka një lloj qetësimi, në Shqipëri emigracioni vijon të jetë një plagë që sa vjen e thellohet.

Emigracioni i lartë dhe plakja e popullsisë do të çojë popullsinë e Shqipërisë në rënie pa kthim në të gjithë skenarët.

Raporti referon se grupi i vendeve ku përfshihet Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Lituania, Porto Riko dhe Moldavia do të përballet me rënie të popullsisë në nivelet 14% në 30 vitet e ardhshme.

Këto vende do të kenë normat më të larta globale të rënies së popullsisë.

Gjithashtu OKB e renditi Shqipërinë si vendin me rënien më të fortë të normave të lindshmërisë (fertilitetit) për grua me rreth 15% deri në vitin 2054 në rang global.

Një nga strategjitë që rekomandon OKB është që vendet me rënie të popullsisë duhet të bëhen gjithëpërfshirës, duke futur në tregun formal të punës grupe që tradicionalisht janë përjashtuar, si gratë, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Një qasje tjetër që rekomandohet është rritja e produktivitetit të punonjësve duke investuar në formimin e kapitalit njerëzor dhe trajnimin e vazhdueshëm, duke përdorur teknologjisë, duke përfshirë robotikën, automatizimin dhe inteligjencën artificiale (AI).

imigrimi (prurjet e emigrantëve) mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e mungesës së fuqisë punëtore të lidhur me plakjen e popullsisë, të paktën në afat të shkurtër.

Migrimi ndërkombëtar nuk mund të kompensojë rënien e popullsisë ose plakjen e popullsisë në terma afatgjatë, por nuk duhet parë si një “zgjidhje” për atë që në fund të fundit është një proces universal dhe i pakthyeshëm: tranzicioni demografik./MONITOR.al

TË FUNDIT
7 minuta
Media spanjolle “La Vanguardia”: Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët
25 minuta
Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”
26 minuta
Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?
47 minuta
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai thirret nga Silvinjo
10 orë
Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e Ministrisë së Financave

ME TE LEXUARA

24 orë
Nga viti 2013 deri në 2021, çdo vit migronin rreth 2500 kuadro me arsim të lartë
14 orë
Policia jep detaje se çfarë ndodhi në tragjedinë familjare në Sllatinë
24 orë
Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës
11 orë
Erdogan të enjten do të hapë xhaminë e madhe në Tiranë, e cila do të drejtohet nga një imam turk
22 orë
Shtrenjohet jeta për çdo muaj në Maqedoninë e Veriut
10 orë
Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e Ministrisë së Financave

LEXO MË SHUMË

ksamil saranda

Media spanjolle “La Vanguardia”: Vizitoni Shqipërinë, destinacionin e ri që synon të pushtojë evropianët

kushtetuesja 2024

Gjykata Kushtetuese sot vendos për fatin e “Balancuesit”

paraburgim-1

Sa të burgosur vuajnë dënim të përjetshëm në burgjet e Maqedonisë së Veriut?

feta fetai

Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai thirret nga Silvinjo

pare-euro

Kredia hungareze javën e ardhshme do të transferohet në llogarinë e Ministrisë së Financave

erdogan

Erdogan të enjten do të hapë xhaminë e madhe në Tiranë, e cila do të drejtohet nga një imam turk

Foto:Ilustrim MPB

Policia jep detaje se çfarë ndodhi në tragjedinë familjare në Sllatinë

policia

Nënë e bijë u gjetën të vdekura në shtëpinë e tyre në Sllatinë të Tetovës, policia jep detaje

klinika per femije shkup

Publikohet raporti për foshnjën e vdekur 14-muajshe, ja detajet

INFO

NA NDIQ