16 vjeçari udhëtoi fshehurazi nga Serbia deri në Zvicër

0

Një djalë me origjinë nga Bangadeshi është gjetur i fshehur në pjesën e pasme të një kamioni në parkun industrial në Buchs të Zvicrës.

Policia e St.Gallen kanë bërë të ditur se 16 vjeçari kishte udhëtuar nga Serbia për në Zvicër duke u fshehur në mesin e mallrave të kamionit, raportojnë mediat zvicerane.

Adoleshenti kishte arritur që të hyjë aty, duke u mbuluar me një copëz pëlhure, përderisa deri te zbulimi erdhi kur kamioni duhet të lirohej nga gjërat që po transportonte.

Policia nuk ka dhënë detaje pse ai ka bërë këtë udhëtim, djaloshi tani është dorëzuar te autoritetet për azil. Kamioni kishte marrë një vulë doganore në Turqi, mirëpo nuk ka dyshime se vozitësi është i përfshirë në kontrabandimin e tij

Komentet

komentet