16,231 raste aktive me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut sipas të dhënave të 24 orëve të fundit janë 16,231 raste aktive me Covid-19.

Numri më i madh i këtyre rasteve janë në Shkup, edhe ate 9985 raste.

Ndërkohë, 700 pacientë të prekur nga COVID-19 po trajtohen në repartet infektive në të gjithë vendin, 300 prej të cilëve janë në Shkup, ndërsa ka rreth 560 shtretër spitalorë të zbrazët në kovis-qendrat.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 403 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 2118 teste të kryera. 10 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 339 pacientë janë shëruar shëruan.

Numri i përgjithshëm i personave të prekur me Covid-19 në vend, që nga fillimi i epidemisë është 88389, numri i pacientëve të shëruar është 69476, ndërsa vendi numëron 2682 viktima si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19. (INA)