166,678 ton mbeturina të mbledhura nga Higjiena Komunale Shkup gjatë vitit 2021

Picture of designer@fetishimedia.ch

13/01/2022

Gjatë vitit 2021, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup (NPHKSH) shtatë herë në javë, në tri ndërrime, kanë mbledhur dhe transportuan mbetjen komunale nga amvisëritë e Shkupit, si dhe nga thuajse 600 subjekte ekonomike në pjesën urbane dhe rurale të qytetit. Në 12 muajt e kaluara janë mbledhur dhe transportuar gjithsej 166 678 ton mbetje komunale. Sasia e mbetjes së mbledhur në vitin 2021 krahasuar më vitin 2020 është rritur për 8202 ton, njoftuan nga NP “Hogjiena komunale”.

Nga atje njoftojnë se NP “Hogjiena komunale”-Shkup nëpërmjet larjes dhe fshirjes makinerike dhe me dorë mirëmban higjienën e gjashtë milion metrave katrorë të sipërfaqeve publike dhe të trafikut në qytetin e Shkupit. Edhe gjatë vitit të kaluar, Ndërmarrja vazhdoi me aktivitetin e larjes makinerike sezonale me autocisterna të të gjitha bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha të qytetit, si dhe larje me dorë, fshirje me dorë dhe me makina të sipërfaqeve më të frekuentuara publike – rruga Maqedonia, sheshi qendror Maqedonia dhe sheshet më të vogla Filipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, ura e Gurit, urat Goce Delçev dhe Liria, urat për këmbësorë në zonën qendrore të qytetit dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit.

Në zonën e Qytetit të Shkupit, gjatë 12 muajve që kaluan, ekipet e NPHKSH kanë larguar mbi 11000m3 mbetje nga deponitë e egra, të krijuara si rezultat i hedhjes së pandërgjegjshme nga individë dhe subjekte juridike.

Sasia e mbetjes që NPHKSH pastron nga sipërfaqet publike për çdo vit, gjithnjë është në rritje, kështu, gjatë vitit 2020 janë pastruar gati 9000m3, në vitin 2019 ishin pastruar 8721m3, në vitin 2018 5144m3, ndërsa në vitin 2017 NPHKSH kishte pastruar vetëm 835m3 mbetje nga deponitë e egra.

Njëkohësisht, ekipet e Ndërmarrjes gjatë vitit 2021 pastruan disa deponi të stërmëdha me vendndodhje në komunat Çair, Kisela Vodë dhe Saraj.

Në maj të vitit 2021, Ndërmarrja organoni aksione për mbledhjen e mbetjes së vëllimshme nga të gjitha komunat e qytetit, në suaza të të cilave u mblodhën dhe u transportuan sasi rekorde prej 650m3 mbetje mobiliesh dhe nga pajisjet elektronike dhe elektrike.

NPHKSH vazhdon t’ua ofrojë mundësinë qytetarëve të cilët e kanë të siguruar transportin, pa pagesë ta lënë mbetjen e tyre të vëllimshme në qendrat e selektimit në Karposh dhe në Vardarishte, çdo ditë të javës, prej orës 07 deri në ora 19:00.

“Kurse qytetarët që kanë nevojë të lirohen nga mobiliet e tyre të vjetra dhe nga pajisjet e papërdorshme elektronike dhe elektrike, mund të lajmërohen pa pagesë në numrin e telefonit 0800 222 33 të porosisin që ekipet e NPHKSH me automjete speciale ta marrin dhe ta transportojnë mbetjen e vëllimshme nga shtëpitë e tyre, mund edhe të merren vesh nëse duan që mbetja të merret drejtpërdrejt nga shtëpitë e tyre, qoftë nga amvisëritë individuale apo kolektive. Ky shërbim paguhet në pajtim me çmimet e përcaktuara nga Këshilli i Qytetit të Shkupit”, theksohet në kumtesë.

Gjatë vitit 2021, nga ana e kundërvajtësve të panjohur, janë vënë në zjarr gjithsej 32 enë të dedikuara për hedhjen e mbetjes komunale, prej të cilave 13 kontejnerë me nxënie 3,2m3 17 kontejnerë me nxënie 1,1m3 dhe dy enë të dedikuara për përzgjedhje primare të mbetjes. Të gjitha enët e djegura në kohën më të shkurtër të mundur janë ndërruar me enë të reja, me qëllim ruajtjen e efikasitetit dhe të dinamikës standarde të mbledhjes dhe transportit të mbetjes komunale në territorin e qytetit të Shkupit.

Në vitin 2021, Eko-Patrulla e NPHKSH përpiloi 1359 procesverbale informativo-edukuese që u janë dorëzuar qytetarëve dhe subjekteve juridike të cilët janë takuar gjatë hedhjes jo të drejtë të mbetjes, gjegjësisht në shkelje të Ligjit për Pastërti Publike. Pas dorëzimit të procesverbaleve, kundërvajtësit kanë hequr afërsisht 801m3 mbetje të hedhur pa rregull nga sipërfaqet publike.

Edhe gjatë vitit 2022, ekipet e NPHKSH do t’i vazhdojnë aktivitetet dhe aksionet e përbashkëta në koordinim me Qytetin e Shkupit, me qëllim- mirëmbajtjen e higjienës dhe pastërtisë në nivelin maksimal në qytetin tonë dhe parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19.

TË FUNDIT

Moderatori nis lidhje të re pas ndarjes nga Ilnisa! Kush është modelja që i ka fituar zemrën Meriton Mjekiqit?

Ismajli i pavendosur për të ardhmen, Empoli: I kemi bërë një ofertë

Fetai: Enverizmi i Ali Ahmeti dhe poshtërimi i “Xhaferistëve” brenda DUI-t

Alternativa zgjedh kryetarin e degës në Gostivar

Trump flet me Putin, presidenti amerikan: T’i japim fund luftës sa më parë

Vuçiç edhe sot sulmon Kurtin, u bën thirrje serbëve: E vetmja garanci që Kurti mos t’ju dëbojë!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË