17 arsye pse duhet të konsumoni arra

0

Arra është një ndër frutat më të shëndetshme për shëndetin e njeriut. Mjekët e rekomandojnë atë pasi kanë zbuluar dobitë e saj.

Ja 20 arsye pse duhet të konsumojmë arra çdo ditë.

1. Ushqimi i trurit

Acidet yndyrore omega-3, që gjenden me shumicë tek arrat zhvillojnë trurin, përmirësojnë kujtesën dhe procese të tjera. Arrat luftojnë depresionin.

2. Tepër ushqyese

Arrat përmbajnë proteina, vitamina, acide yndyrore omega 3 lecitinë dhe yndyrna të shëndetshme.

3. Vitamina dhe Minerale

Arrat përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës B6, shumë folate dhe thiamine. Gjtihashtu arrat përmbajnë dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës E, mangan, magnez, fosfor dhe hekur.

4. Omega-3:

Omega 3 dhe Omega 6 janë dy acide yndyrore që i nevojiten trupit për rritjen e qelizave, për imunitetin, gjakun dhe parandalimin e sëmundjeve.

5. Luftojnë kolesterolin

Sëmundjet koronare të zemrës lidhen me nivelin e lartë të kolesterolit. Arrat, falë prezencës së acideve omega-3, ulin nivelin e kolesterolit të keq.

6. Ushqim për flokun

Vaji i arrave përmban biotinë (vitaminë B7), kalium, Omega 3, 6 dhe 9. Këto elemente forcojnë folikulin e flokut, evitojnë rënien dhe trajtojnë zbokthin. Arra ka dhe veti kundër mykut dhe mban larg infeksionet.

7. Ushqim për lëkurën

Vitaminat B së bashku me vitaminën E, një antioksidant natyror, ndihmon në luftimin e radikaleve të lira si pasojë e stresit, duke reduktuar rrudhat në fytyrë. Vaji i arrive ushqen lëkurën, zbardh rathët e zinj poshtë syve dhe relakson lëkurën.

8. Për pjellorinë

Arrat përmbajnë kompleks vitaminash B si folate, riboflavinë, thiamine etj. Këto vitamina janë tepër të rëndësishme për guan dhe fetusin. Arrat gjithashtu lehtësojnë shenjat e shtatzënisë dhe zhvillojnë trurin e bebes.

9. Parandalojnë kancerin

Arrat parandalojnë kancerin falë përbërësve si omega 3, antioksidantëve dhe fitosteroleve.

10. Luftojnë diabetin e tipit 2

Studimet e fundit kanë treguar se një grusht arra në ditë redukton me 30% prekjen nga diabeti i tipit 2 tek gratë.

11. Kundër shëndoshjes

Arrat përmbajnë proteina dhe fibra që ndihmojnë për një dietë të shëndetshme.

12. Përmirëson cilësinë e spermës

Arrat janë të pasura në acide linoleike, konsumi i 75g arrive në ditë përmirëson cilësinë e spermës etj.

13. Për shëndetin e kockave

Arrat i bëjnë mirë kockave falë përmbajtjes së acideve omega-3.

14. Për tretjen

Meqënëse arrat janë të pasura në fibra ato janë një ushqim i shkëlqyer për tretjen si dhe lufton problemet me të.

15. Përmirëson gjumin

Gjendra pineale në trup prodhon hormonin melatoninë që përgjigjet edhe për gjumin. Ky hormone gjendet tek arra, duke e kthyer këtë ushqim në një snack të përkryer për përmirësimin e gjumit.

16. Forcon imunitetin

Arrat mbrojnë kundër ekzemës, psoriazës, astmës, dhe artritit reumatoid. Por, ajo që është më e rëndësishme është se arrat përmbajnë acide të shëndetshme që mbështesin sistemin imunitar, duke parandaluar riprodhimin e qelizave kanceroze.

17. Shëndetin e enëve të gjakut

Acidet yndyrore Omega-3 parandalojnë çrregullimin e ritmit të të rrahurave të zemrës, reduktojnë mpiksjet e gjakut, dhe kanë shumë impakt në enët e gjakut. Aminoacidi kryesor arginina ndihmon në elasticitetin e enëve të gjakut, duke reduktuar rrezikun për sëmundje zemre.