17 ditë pas sulmit ndaj kapitenit shqiptar, nuk ka përgjegjësi ndaj sulmuesve

Picture of INA
INA

20/06/2024

Komisioni i veçantë i cili duhej të konstatonte shkeljet, parregullsitë dhe tejkalimin e kompetencave për dhunën e ushtruar ndaj kapitenit shqiptar në Krivollak, pjesë e kursit përzgjedhës për njësinë elitare “Ujqit”, nuk ka sjell asnjë rezultat.

Alsat jo zyrtarisht mëson se komisioni nuk ka arritur të sjell konstatimin për faktin se nuk ka kontaktuar me ushtarin e dëmtuar për shkak se i njëjti ka hapur pushim mjekësorë. Ndonëse në situata të tilla nuk merret në konsideratë statusi juridik i ushtarit, komisioni ka vlerësuar se nuk mund të konstatohet dhe për këtë arsye 17 ditë pas sulmit ndaj kapiteni, nuk ka përgjegjësi për sulmuesit që në këtë rast dyshohen kolegë nga kursi seleksionues për pjesëtarë të Batalionit për Forca Speciale “Ujqit”.

Burime nga familja e kapitenit thonë se ai nuk ka angazhuar avokat për procedurën e tij penale ndaj Shtabit të Përgjithshëm e cila sipas informacioneve tona akoma nuk ka nisur. Gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile, por si do të veprojë tutje kapiteni i 130 ushtarëve autoriteti i të cilit u vë në pikëpyetje pas sulmit që dyshohet të jetë skenarë i mirë gatuar nga struktura të larta ushtarake, kjo mbetet të shihet në vijim.

Sulmi ndaj tij ndodhi më 3 qershor në Krivollak gjatë ushtrimeve të kursit përzgjedhës. Në mënyrë të organizuar u dërgua në Klinikën Universitare, ndërsa më pas në Spitalin Psikiatrik “Bardovcë”. Ky veprim i kolegëve të tij mësohet të jetë bërë kastile që kapitenin shqiptar ta nxjerrin si person me të meta psikike, që do ta diskualifikonte atë nga gara për në njësinë elitare. Është tentuar edhe fshehja e procesverbalit dhe mos evidentimi i rastit, ndërsa burime nga spitali psikiatrik thonë se pasi e kanë dërguar kapitenin shqiptar, grupi që dyshohet në mesin e tyre t’i ketë përfshirë edhe sulmuesit janë fotografuar në mënyrë triumfaliste në oborrin e spitalit.

Kapiteni shqiptar, identiteti i të cilit është i njohur për redaksinë tonë bën pjesë në grupin e ushtarëve më të përgatitur, i dalë nga akademia ushtarake me suksese maksimale dhe i dëshmuar në misione të ndryshme ushtarake brenda dhe jashtë vendit. Ai ishte ndër të paktit persona që kanë aplikuar në kursin përzgjedhës për njësinë elitare “Ujqit” i cili zgjatë deri më 25 qershor. Tendenca e strukturave ushtarake brenda Shtabit të Përgjithshëm dyshohet të ketë qenë porosia për pasojat nga pushteti në ardhje, por edhe frika ndaj pjesëtarëve tjerë shqiptarë që të heqin dorë para se ta pasojnë si kapiteni shqiptar. /Alsat.mk

TË FUNDIT
1 orë
Maqedonia e Veriut po zbrazet, 205 vendbanime nuk kanë aspak popullatë, 215 të tjera janë me më pak se 10 banorë
3 orë
Mickoski: Në buxhetin e shtetit mungojnë para për çka organet e hetuesisë do të kenë shumë punë
3 orë
Bekteshi: Sezona kalon, qytetarët ende presin kondicionerët dhe vauçerët për turizëm
3 orë
Mbyllet pika kufitare “Bogorodica”, zjarr në anën greke
3 orë
Ndahen 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë për pensione

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kolona të gjata në Tabanoc-Preshevë që në mëngjes (LIVE)
3 orë
Bekteshi: Sezona kalon, qytetarët ende presin kondicionerët dhe vauçerët për turizëm
1 ditë
Kasami flet për ministrinë e Stoilkoviçit, çka do të ndodhë me të punësuarit shqiptarë
23 orë
Babai e martoi tre herë duke e shitur me para, kumanovarja e mitur e paraqet në polici
1 ditë
Kroacia do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në shuarjen e zjarreve

LEXO MË SHUMË

IMG_4461

Maqedonia e Veriut po zbrazet, 205 vendbanime nuk kanë aspak popullatë, 215 të tjera janë me më pak se 10 banorë

hristijan mickoski

Mickoski: Në buxhetin e shtetit mungojnë para për çka organet e hetuesisë do të kenë shumë punë

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Sezona kalon, qytetarët ende presin kondicionerët dhe vauçerët për turizëm

kufi zjarr bogorodice

Mbyllet pika kufitare “Bogorodica”, zjarr në anën greke

denar

Ndahen 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë për pensione

pasaporta dokumente personale

Mbi 5600 veta kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë gjatë pesë viteve të fundit

Afrim Gashi

Gashi: Kam informacione të sigurta, dhoma 161, si BDI uli pazarin për të hy në Qeveri

qeveria e maqedonise

Qeveria çoi në Kuvend listën e zëvendësministrave, këto janë emrat?

Ministrat VLEN Mexhiti Fatmir Limani Murtezani Arben Fetai Besar

VLEN: Hajdutëria sinonim i BDI-së – Qeverisja e tyre mbi 20 vjeçare është drejtpërdrejt fajtor për eksodin e të rinjve shqiptarë

INFO

NA NDIQ