17 humbje jete dhe 491 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 491 raste të reja nga 3.747 teste të kryera. Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHkup edhe ate 232 raste, Kumanova radhitet e dyta me 41, më pas Shtipi 26, Velesi 20 si dhe në komuna të tjera, përcjell INA.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik kanë ndërruar jetë 16 veta, 8 prej të cilëve nga Shkupi, 3 nga Kumanova, si dhe nga një në Strumicë, Tetovë, Ohër, Shtip dhe Berovë. Janë regjistruar 416 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i të prekurëve nga koronavirusi nga fillimi i pandemisë është 188.113, 169.116 të shëruar, 6.511 kanë ndërruar jetë, ndërsa raste aktive janë 12.486.(INA)