17 v jet nga Marrëveshja e Ohrit, shpresë dhe zhgënjim për shqiptarët

0

Qeveria e Maqedonisë dhe institucionet që udhëhiqen nga shqiptarët janë duke bërë përgatitjet për shënimin e ceremonisë së 17 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001, njofton agjencia e lajmeve INA.

Rreth dy dekada më vonë, shqiptarët akoma janë përballë një dileme të madhe se a është realizuar apo jo tërësisht Marrëveshja e Ohrit dhe fryma e saj.

Deklaratat dhe imponimet optimiste duken shumë cinike përballë fakteve dhe realitetit të zymtë të shqiptarëve, pa gjuhë shqipe, pa simbole kombëtare, me injorimin institucional të kësaj marrëveshje nga maqedonasit…

Faktet flasin qartë se gati që 20-vjet të të ashtuquajturit pluralizëm politik shqiptarët në institucionet shtetërore në IRJM nuk kanë arritur asnjëherë të vënë në rend dite kërkesat legjitime të popullit shqiptar. Institucionet shtetërore kanë mbetur edhe sot me forcën absolute në dorë të sllavo-maqedonëve.

Marrëveshja e Ohrit ka dështuar dhe statuti i shqiptarëve nuk ka ndryshuar fare – edhe sot kësaj dite mbi trupin e shqiptarëve rëndon statuti i qytetarit të dorë së dytë.

Këtë gjendje e dëshmojnë faktet, të cilat është dashur që me Marrëveshjen e Ohrit të zgjidhen deri më 2004, kurse ligjet kanë mbetur kuzhinave të qeverisë. Me këtë kanë dështuar ligjet:

1. Përdorimi i gjuhës shqipe,
2. Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare,
3. Decentralizimi i parealizuar edhe pse me një ndarje katastrofale për vendbanimet shqiptare,
4. Tarifa e kufizuar 25% e përfaqësimit të shqiptarëve (edhe pse jo e drejtë) ende është vetëm shifër statistikore,
5. Përjashtimi i shqiptarëve nga të drejtat qytetare gjuha dhe simbolet kombëtare, në komunat në brendi të Shkupit, pastaj Resnjë, Krushevë, Dollnen, Veles, Ohër, Prespë, Manastir, të cilat janë të lidhura me përkufizimin kushtetues se janë “bashkësi etnike nën 20 për qind” ,
6. Përjashtimi i shqiptarëve nga përfitimet shtetërore si dhe nga përfaqësimi në institucionet shtetërore, investimet dhe projektet zhvillimore sociale dhe ekonomike,
7. Shumë shqiptarë ende maltretohen zyrave të shtetit për nënshtetësinë,
8. Përfaqësimi i ultë në institucionet kryesore të shtetit: në presidencë, në Ministrinë punëve të jashtme, të brendshme, atë të mbrojtjes, shërbimet sekrete, njësitë speciale policore dhe ushtarake etj.
9. Një pjesë e madhe e shqiptarëve janë të papunë dhe nuk përkujdeset kush për to,
10. Komunat shqiptare anashkalohen nga ndihmat dhe projektet ekonomike,
11. Anashkalimi i bujqve, blegtorëve, punëtorëve, studentëve, institucioneve arsimore në gjuhën shqipe, injorimi dhe nëpërkëmbja e kulturës shqiptare etj.,
12. Moszgjidhja e statusit të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së etj. (INA)

Komentet

komentet